Flash News

KRYESORE

Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Edhe unë nuk e di, a jam apo s’jam i infektuar me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Edhe unë nuk e di, a jam apo

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që të evitojnë daljet e panevojshme dhe vendet publike, të respektojnë rregullat bazë të higjienës personale dhe çdo rekomandim tjetër për të mbajtur larg mundësinë e prekjes me Covid-19.

Ndërsa u konfirmua sot se ka shkuar në 10 numri i personave të prekur në Shqipëri, Brataj paralajmëroi një shtim të rasteve në ditët në vijim.

“Nuk fshihemi, a do ketë shtim të numrit? Patjetër qe do ketë sepse kjo është një gjë që po e kalon gjithë bota. Jemi në kushtet e fillimit të një epidemie ose një pandemie botërore.

Kemi të panjohurën e virusit që po merremi me studimet e kolegëve, por dimë që 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin simptoma. Ata që shfaqin simptomat, mbi 90% të rasteve kurohen në shtëpi.

Ka një shpërndarje të shpejtë, secili të rrijë në shtëpi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, të shmangim vendet publike. E ndaloi Kina, u izolua gjithandej. Edhe Italia i mori masat. Nuk ka rrugë tjetër. Duhet ta nisim nga mirëkuptimi dhe të evitojmë daljet e panevojshme. Edhe unë nuk e di a jam apo s’jam i i infektuar, askush nuk na përjashton edhe ne”, tha Brataj.

Të fundit