Flash News

KRYESORE

Drejtori i Urgjencës tregon shenjat pasi u prek nga Covid-19: Nuk rrija dot as në këmbë, as shtrirë

Drejtori i Urgjencës tregon shenjat pasi u prek nga Covid-19: Nuk rrija dot

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar se cilat kanë qenë shenjat e para që pati, pasi ra në kontakt me virusin Covid-19.

Në një lidhje online në emisionin ‘Opinion’, Brataj tha se sheqetësimet i nisën që të shtunën me temperaturë të lartë, kollë dhe dhimbje trupi.

“Ka forma të personave të prekur pa shenja, me shenja të lehta dhe me shenja të rënda. Mua më qëlloi kjo e mesit.

Në fillim të shtunën, pastaj të dielën pata një temperaturë të lartë, me kollë, dhimbje trupi sikur të ka rrahur njeri, dhimbje koke. Për fat të mirë e dominova me takipirinë dhe asprinën. Sot jam më mirë.

Ndjeja lodhje, por që të shtunën nuk kisha rezistencë dhe ja hidhja fajin lodhjes se që nga 23 shkurti kemi fjetur 2 apo 3 orë. Të dielën filloi temperatura, dhimbje në çdo pjesë të trupit. Nuk rrija dot në këmbë, nuk rrija dot shtrirë. Temperaturë kur kalon 39.5 nuk je i sigurt nëse e kontrollon dot, për fat të mirë e kontrollova. Duke qenë vetë mjek i mendon të gjitha si mund të shkojë. Shumë herë, shumë prej nesh e shohin veten nga ana e kurusesit. Shenja e theksuara zgjatën 48 orë”, tha mjeku, duke sqaruar se aktualisht është nëgjendje të mirë.

“Tani kam kollë, temperaturë 37.5. Sot kam qenë në shtëpi duke bërë xhiro, më shumë me njerëzit duke ju kthyer përgjigje. Kjo është një betejë dhe ka edhe të papritura. Ne jemi linja e parë. Sado masa të marrim, sado të kujdesemi dhe kur je në linjën mund të ndodhë siç më ndodhi mua ose siç mund t’i ketë ndodhur edhe ndonjë kolegu tjetër. Unë jam mjek dhe detyrimisht kur je në linjën e parë mund të ndodhi të infektohesh”, tha Brataj.

Të fundit