Flash News

KRYESORE

Drejtori i Zgjerimit të BE në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve mbi krizën politike

Drejtori i Zgjerimit të BE në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson pritet të zhvillojë një sërë takimesh sot në Tiranë, me krerët e lartë të shtetit lidhur me situatën aktuale politike në vend.

I mbërritur prej ditës së djeshme, drejtori i Zgjerimit të BE pritet të nisë axhendën e takimeve me kryeministrin Edi Rama.

Pas shefit të qeverisë, Danielsson takohet me kreun e PD, Lulzim Basha dhe aleatët opozitar.

Ky takim vjen në kulmin e krizës politike që ka përfshirë politikën shqiptare që pas ‘djegies’ së mandateve nga opozita dhe organizimin e protestave paralel me seancat plenare në shenjë proteste për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Të fundit