Flash News

KRYESORE

Drejtori i klubit kërcënon sportistin: Do ta heq rrogën se të pashë tek LSI-ja

Drejtori i klubit kërcënon sportistin: Do ta heq rrogën se

Drejtorët e institucioneve që menaxhon Partia Socialiste në Durrës kërcënojnë punëtorët me bukën e gojës. Si asnjëherë më parë, kjo fushatë elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2017 po zhvillohet shumë, shumë e ashpër dhe pa rregulla loje.

Në një audio­regjistrim të siguruar nga Leonidha Musaj për “Panorama”, konstatohet qartë kërcënimi që shefi i klubit shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka i bënë basketbollistit Ilmi Pasha. Në audio­regjistrimin, Pasha, i cili është simpatizant i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, i kërkon llogari shefit të tij përse i ka ndërprerë rrogën mujore. Përgjigjja e kreut të klubit Shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka ishte: sepse po punon për LSI­në.

Biseda

Kreshnik Leka­-Alo.

Ilmi Pasha-­Alo, jam Ili.

Kreshnik Leka-­Po, hë çfarë do.

Ilmi Pasha­-Ky është numri im i ri.

Kreshnik Leka­-Ok, po ta regjistroj numrin

Ilmi Pasha­-E mirë regjistroje numrin, por më vjen çudi pse më ke

hequr rrogën o vëlla, se s’ka arsye.

Kreshnik Leka-­Nuk ta kam heq rrogën, do ta heq të thash po të pash

më aty (LSI).

Ilmi Pasha­-Po më pe ku?!

Kreshnik Leka-­Akoma tani ti. Të kam parë tek zyrat e LSi­së, përballë me ëmbëltoren, “Pastiçeri Elena”.

Ilmi Pasha-­Edhe për këtë arsye do të më heqësh rrogën?!

Kreshnik Leka-­Nuk dua të të shikoj fare tek LSI­ja.

Ilmi Pasha­-Po për çfarë arsye, se nuk e kuptoj?

Kreshnik Leka­-Se mos po më regjistrojnë telefonatën. Ndoshta të ka shkuar mëndja me e rregjistru bisedën.

Ilmi Pasha­-Po jo mo vëlla. Mua më duket çudi, se unë kam 11 vjet në sport dhe ti më thua se do të heq rrogën pse të kam parë tek zyrat e LSI­së.

Kreshnik Leka­-Nuk ta kam heq rrogën po hë, do të marr në telefon të flasim pasdite.

Ilmi Pasha-­Ok. Në rregull.

 

Të fundit