Flash News

KRYESORE

Drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, kritika për stafin me një gjuhë të ashpër

Drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, kritika

Deprtamenti i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë duket se vijon ende të prodhojë polemika, pas dorëheqjes se zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer i cili e mori vendimin në formë proteste kundër ndryshimeve në ekipin e komunikimit dhe për emrin që Donald Trump vendosi në krye komunikimi të Shtëpisë së Bardhë. Duket se tashmë është pikërisht ky i fundit, Anthony Scaramuçi ai që ka sulmuar verbalisht shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus.

Ai e cilësoi atë si një nga republikanet më skizofren e paranojak gjatë një telefonate me një gazetar të revistës “The New Yorker”.  Ndërkohë që Scaramuçi nuk ia kurseu kritikat dhe ndihmësit të Trump, Steve Bannon. Megjithatë pasi biseda u përhap në media, Scaramuçi tha se mbase nuk duhej të kishte përdorur atë gjuhë, por nuk e hodhi poshtë atë çfarë kishte biseduar me gazetarin në telefon dhe as kërkoj të falur për këtë. Analistët amerikanë e shohin këtë tension mes stafit të Shtëpisë së Bardhë, si jo normal për mirëfunksionimin e saj.

Të fundit