Flash News

KRYESORE

Drejtori i Spitalit të Beratit nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje

Drejtori i Spitalit të Beratit nën akuzë për korrupsion

Drejtori  i Spitalit Rajonal të Beratit është vënë nën hetim nga policia, pasi me disa punonjës të tjerë të këtij spitali dhe deputetin e zonës, akuzohen për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Sipas Policisë së Shtetit, shtetasi me iniciale I.F. dhe deputeti G.R (Gledion Rehovica, deputet i LSI), ka konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe  “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”.

Materialet procedurale  i kaluan për kompetencë  Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Sot në datë 05.06.2017, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi bazën e një denoncimi, filloi procedimin penal për shtetasin I.F, pasi duke qenë në funksion publik të Drejtorit Rajonal të Spitalit Berat, në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe deputetin e zonës G.R., kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal. Materialet procedurale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal.

Të fundit