Flash News

KRYESORE

Drejtori sportiv i PSG: Nuk mund ta garantoj qëndrimin e Neymar

Drejtori sportiv i PSG: Nuk mund ta garantoj qëndrimin e Neymar

Drejtori sportiv i klubit të PSG nuk është i sigurt nëse Neymar do vazhdojë të luajë në "Parc de Princes", pasi projekti i skuadrës nuk po i duket  aq tërheqës futbollistit brazilian.

Sipas “Le Parisien”, ka pasur një takim mes Antero Henriques, drejtorit sportiv të klubit të parisit dhe agjentit të lojtarit.

I pyetur nga gazetarët nëse do të qëndrojë me ekipin edhe sezonin e ardhshëm, Henrique u përgjigj duke thënë: “Nuk mund ta garantoj atë”.

Neymar i cili kërkon një çmim prej 400 milionë eurosh, është bërë objektivi kryesor i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Më 9 mars disa agjentë të klubit madrilen u takuan me babanë e brazilianit, i cili është dhe agjenti i tij, dhe konfirmoi se Real Madrid është i interesuar për Neymar.

Ndërkohë, ai është në Brazil ku po shërohet nga lëndimi që pësoi gjatë një takimi në kampionatin francez.

Të fundit