Flash News

KRYESORE

Drejtori i Zgjerimit të BE: Procesi i vetingut kyç për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit Evropian

Drejtori i Zgjerimit të BE: Procesi i vetingut kyç për

Christian Danielsson Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit vizitoi sot Tiranën. Ai u takua me Kryeministrin Rama, Ministrin e Punëve të Jashtme Bushati, Ministren e Ekonomisë Ekonomi, Ministren për Integrimin Evropian Gjosha, Kreun e Kuvendit Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha.

Ai përgëzoi udhëheqësit politikë për shfaqjen e pjekurisë demokratike me arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e ngërçit politik. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit pa probleme të marrëveshjes.

Danielsson përsëriti se fillimi i shpejtë i procesit të vetingut është tani kyç për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit Evropian.

Danielsson shkëmbeu gjithashtu mendime me autoritetet shqiptare për përgatitjet për Samitin e Triestes dhe në veçanti, për forcimin e mëtejshëm të integrimit ekonomik në rajon. U diskutua gjithashtu sesi të nxitet zbatimi i agjendës ndërlidhëse.

Danielsson shprehu gjithashtu gatishmërinë e Komisionit për të mbështetur zbatimin e planit të veprimit të qeverisë për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës. Danielsson përgëzoi Kreun e Kuvendit Meta për zgjedhjen e tij si President i Republikës.

Të fundit