Flash News

KRYESORE

Drejtoria Detare ndalon transportin e pasagjerëve mes Sarandës dhe Korfuzit

Drejtoria Detare ndalon transportin e pasagjerëve mes Sarandës dhe

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se është ndaluar lëvizja e “pasagjerëve të linjave Sarandë-Korfuzë dhe Korfuzë-Sarandë”. Gjithashtu “të gjitha linjat e trageteve mes Greqise dhe Shqiperisë bllokohen deri ne nje urdher te dytë dhe nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhetojë në drejtim të Shqiperisë apo ne drejtim te Greqisë”, shprehet DPD.

Megjithatë Drejtoria e Përgjithshme Detare shton se “të gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget) do lejohen të marrin  pa kufizim kamiona dhe mallra nga Greqia me destiancion portete Shqipërisë. Gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Greqia per ne Shqiperi dhe anasjelltas”.

Në njoftim thuhet se ekuipazhi dhe shoferët do ti nënshtrohen kontrolleve të rrepta në portet shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton gjithashtu se u kërkon Kapiteneritë e Porteve në Shqipëri për linjat Sarandë-Korfuzë-Sarandë të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet e Sarandës dhe Korfuzit. Ndërkohë, thyerja e këtij urdhri do të shoqërohet me heqje të licensës. Kujtojmë se duke nisur nga e shtuna do të mbyllet dhe kufiri tokësor dhe ai ajror me Greqinë për pasagjerët

Të fundit