Flash News

KRYESORE

Tatimet njoftojnë qytetarët dhe bizneset: Dokumetet që s’duhet të dorëzoni më në zyrat e administratës

Tatimet njoftojnë qytetarët dhe bizneset: Dokumetet që

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton qytetarët dhe bizneset për dokumentet që nuk duhet të dorëzojnë më në zyrat e administratës publike.

Tatimet bëjnë me dije se në kuadër të reformës së derregullimit dokumentet e më poshtme, tashmë do të merren vetëm përmes platformës elektronike e-Albania.

Dokumentet që nuk duhet të dorëzohen më në zyrat e administratës publike, janë:

Qytetarët

  • Certifikatë familjare

    • Certifikatë personale

    • Certifikatë nga akti i martesës

    • Certifikatë nga akti i vdekjes

    • Certifikatë nga akti i lindjes

    • Karta e shëndetit

    • Vërtetim për lejen e drejtimit të automjetit

    • Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit

    • Vërtetim si punëkërkues i papunë

    • Vërtetim pensioni

    • Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi

    • Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin

    • Konfirmim i gjendjes aktive të mjetit

    • Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti

Biznesi

  • Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti

    • Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)

    • Vërtetim për pagesë detyrimesh

    • Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit

    • Vërtetim për përgjegjësitë tatimore

    • Ekstrakt i thjeshtë

    • Ekstrakt historik

    • Vërtetim për regjistrimin e investitorit

    • Certifikatë regjistrimi

    • Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për të gjithë tatimpaguesit.

Të fundit