Flash News

KRYESORE

Drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së: Situata ishte kaotike në fillim, nuk largohemi deri sa shqiptarët të jenë të sigurte

Drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së: Situata ishte kaotike në

Drejtuesi i Ekipit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Peter Glerum, në një konferencë për shtyp është shprehur duke thënë se ekspertët nga vendet e BE-së dhe OKB-ja janë duke kontrolluar çdo banesë që shqiptarët të jenë të sigurte. Ai u shpreh duke thënë se nuk do largohen nga Shqipëri pa bërë vlerësimin e dëmeve.

"Jam krenar që drejtoj një ekip ekspertësh të BE-së dhe OKB-së në vendin tuaj për një reagim të kombinuar. Ne filluam me operacionin e kërkim- shpëtimit. Etapa e kërkimit të njerëzve nën rrënoja ka përfunduar. Disa operacione ishin të suksesshme, por me keqardhje u shënuan edhe viktima. Po shikojmë për vlerësimin e dëmeve. Në fillim ishte situatë kaotike, por tani një strukturë e themeluar mirë me ministrin Çuçi për të koordinuar të gjitha aktivitetet dhe ne e mbështesim atë në vlerësimin e dëmeve. Ne vlerësojmë të gjitha ndërtesat për siguri për të siguruar të gjithë shqiptarët. Dje ishin 38 inxhinierë në terren, sot 50 dhe operacioni do të vijojë në ditët e ardhshme. Po mendojmë për njerëzit që duhen strehuar, po ofrojmë mbështetje për njerëzit që kanë humbur gjithçka. Për momentin një vlerësim i nevojave po vijon. Ne do të jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve dhe deri në momentin që ndihma ndërkombëtare të shkojë në destiancion. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen tonë."

Të fundit