Flash News

KRYESORE

Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit dhe Lushnjes jep dorëheqjen: Po largohem për mungesë vlerësimi

Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit dhe Lushnjes jep dorëheqjen: Po

Jep dorëheqjen drejtuesi i Prokurorisë së Fierit dhe Lushnjes. Ardian Nezha ka dorëzuar dorëheqjen, e cila do të shqyrtohet më 1 prill në mbledhjen e KLP.

Në fund të marsit 2018, Ardian Nezha ka dhënë dorëheqjen edhe nga posti i drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit. Në janar 2018, Ardian Nezha është emëruar në postin e kryeprokurorit të Elbasanit. Vendimi u dha nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.

Në vitin 2015, Ardian Nezha, nga prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, është transferuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Nezha ka pasur në hetim dosje të rëndësishme, një prej të cilave është ajo e “bandës së tritolit”. Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme e ka argumenton se lëvizja është e detyruar nga mungesa e kapaciteteve njerëzore në ato Prokurori, ku ka nevojë më shumë për hetim të shpejtë dhe efikasitet.

Të fundit