Flash News

KRYESORE

Drejtuesja e ONM: Vettingu nuk do ishte i mundur pa shoqërinë civile

Drejtuesja e ONM: Vettingu nuk do ishte i mundur pa shoqërinë civile

Drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, njëherësh drejtoreshë për Ballkanin Perendimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera ishte e pranishme në aktivitetin e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile.

“Çdo herë që flasim për mundësitë, shohim tek shoqëria cilive aktorë konstruktive dhe të besueshëm. Besueshmëria vjen bashkë me përgjegjësinë. Ne tre dekadat e fundit shoqëria civile ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë drejtim”, u shpreh Calavera.

Ajo vlerësoi rolin e shoqërisë civile sa i përket reformës në drejtësi, duke thënë: “Reforma në drejtësi dhe vettingu nuk do ishte i mundur pa shoqërinë civile. Sa më të fortë të jeni ju aq më të forta do jenë politikat për qytetarët”.

Të fundit