Flash News

KRYESORE

Drejtuesja e Urdhrit të Farmacisëve për ilaçet pa recetë: Fajin e ka i gjithë sistemi shëndetësor

Drejtuesja e Urdhrit të Farmacisëve për ilaçet pa

Ndaj farmacistëve janë lëshuar vazhdimisht akuza bluzat e bardha lidhur me dhënien e medikamenteve pacientëve pa rekomandimin e tyre, sikurse ndodh rëndon me antibiotikët. Kjo situatë pranohet edhe nga vetë përfaqësuesit e farmacistëve, të cilët theksojnë se në këtë problematikë është i përfshirë i gjithë sistemi shëndetësor. Kështu shprehet Drejtuesja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma.

“Ne nuk kemi thënë asnjëherë që sistemi farmaceutik është i kuruar nga problemet, ky që ju referoni është vërtetë një ndër problematikat, ku komplet sistemi shëndetësor është përfshirë dhe Urdhri mban qëndrimin e vet lidhur me përmirësimin e kësaj gjendjeje”

Ashtu si mjekët, vitet e fundit vendin po e brakitisin edhe farmacistët. Diana Toma, thotë se duhen marë masa që këta profesionist të jenë të motivuar për të punuar në Shqipëri.

Toma: “Duhet punuar dhe duhen mar të tëra masat që sistemi farmaceutik shqiptar të ofrojë për këta punonjës të kujdesit shëndetësor pritshmëritë të cilat i pret çdo profesionist gjatë ushtrimit të profesionit të tij”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Farmacistëve, që përkon me datën 25 shtator, Urdhri i Farmacistëve ka organizuar një aktivitet të posaçëm, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të ndryshëm të sektorit shëndetësor, ndërsa në tri zona të ndryshme të Tiranës për qytetarët janë ofruar disa shërbime falas, si: matja e tensionit, glicemisë dhe e peshës.

Të fundit