Flash News

KRYESORE

“Dreka dhe darka me Gjushin”, kryebashkiaku Dako mohoi takimet me ‘Niçen’

“Dreka dhe darka me Gjushin”, kryebashkiaku Dako mohoi takimet me

Investigimi i ‘Zërit të Amerikës’, ekspozon lidhjet e ngushta të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me grupin e Avdylajve, që drejtohet nga Astriti dhe Altini.

Dako, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ në 25 Tetor, foli edhe për raportet me Altin Adylajn, i njohur si Niçja. Dako habiti të gjithë në studio kur pranoi se e dinte që ata kishin qenë të dënuar, por tashmë sipas tij janë 'qytetarë model', ndersa mohoi te kete pasur ndonje takim privat me te.

"Niçja është një qytetar i Durrësit me të cilin kam folur dhe që është një nga këta që është kapur. Kam folur me këtë pas zgjedhjeve. Për ta falënderuar. Ai lufton për mua më jep vota dhe unë të mos i bëj një telefon? Astriti është vëllai i Niçes. Ku e di unë se me ça merrej ai. Nëse ka info policia dhe le të merrej me të. Mua nuk më ka thënë njeri gjë që ky merrej me aktivitete të paligjshme. E di që kanë bërë burg. Tani është rikuperuar dhe është qytetar i mirë”, deklaroi Dako.

Bashkia e Durrësit rezulton të jetë vetëm njëra prej zonave të influencës së grupit të dyshuar kriminal, ndërsa të dhënat hetimore tregojnë se ata janë përfshirë edhe në Kavajë.

Të fundit