Flash News

KRYESORE

Drekë me Avdylajt/ Vangjush Dako nuk ndryshon qëndrim: Jemi burra shqiptarë, ulemi bëjmë gëzuar

Drekë me Avdylajt/ Vangjush Dako nuk ndryshon qëndrim: Jemi burra

“Ju e dini si janë drekat e burrave shqiptarë, ulemi dhe bëjmë gëzuar, 10 veta.” Kështu u përpoq të justifikonte kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, drekat me anëtarët e bandës Avdylaj, e goditur vitin e kaluar nga Policia e Shtetit.

I ftuar në “Studio e Hapur” përballë një panel gazetarësh, Dako është  pyetur në lidhje me përgjimet e  e publikuara nga “Zëri i Amerikës”.  Ai mohon të ketë përdorur bandat për të blerë votat në zgjedhjet e 2017-s.

I pyetur për lidhjen me vëllezërit “Abdylaj” dhe drekat me to, siç dëshmojnë përgjimet, Dako u shpreh, “S’i mbaj mend”, duke u justifikuar me faktin që në dreka kanë qenë shumë persona.

Ndërsa ndërhyrjes së moderatores Eni Vasili, se është ulur me vëllezër me precendent penal, kryebashkiaku iu përgjigj me: “Unë nuk dua t’ia di nëse është apo jo me precendent. Unë i kam takuar si gjithë njerëzit e tjerë”.

Sipas Dakos, pozita e kryebashkiakut e detyron të takojë të gjithë qytetarët e Durrësit.

Të fundit