Flash News

KRYESORE

Drekon me Erdogan në Turqi, ish-deputeti i PD: Pse Rama po përpiqet të tërheqë vëmendjen me takime informale

Drekon me Erdogan në Turqi, ish-deputeti i PD: Pse Rama po përpiqet

Reagime të shumta ka patur pas publikimit të fotos nga kryeministri Edi Rama në një drekë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia thekson se me takime të tilla informale, Rama po përpiqet të tërheqë vëmendjen, sipas tij pas farsës së 30 qershorit.

Reagimi:

TI TUNDESH ERDOGANIN ATYRE QE S'TA VARIN ME.

Edi Rama po e ndjen acarin diplomatik pas farses skandaloze te 30 qershorit. Askush nuk i del me ne krah, sepse edhe kush i besoi ne menyre naive, e pa se manipulon edhe votimet ku eshte i vetem e nuk arrin te nxjerre nje rezultat. E gjitha edhe pse ka nenshtruar cdo institucion, e nuk i bindet asnje ligji e vendimi qe nuk i pelqen. Pa rrugedalje nga puci kushtetues e institucional qe vete ka prodhuar, perpiqet te terheqe vemendje duke u shfaqur ne takim informal me Erdogan, me shpresen se mos u terheq vemendjen atyre qe nuk i pergjigjen me. E ka te kote. Pas akrobacise te tradhetise me Vucic e Thacin, ia njohin stilin intrigant e thjesht do i forcoje bindjen gjithkujt se sa rende kane gabuar kur i kane dhene besim! Por nje mesim mund ta marre nga Erdogan: si te mos manipuloje zgjedhjet, te pranoje humbjen e mbi te gjitha, te nxjerre nje rezultat zgjedhor edhe me me pak se 15% pjesemarrje! #RamaIkSeLeNamBoterisht

Të fundit