Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
“Në kohën kur u shemb Muri i Berlinit në botë kishte vetëm gjashtëmbëdhjetë kufij me gardhe. Sot janë bërë gjashtëdhjetëepesë, perimetri i fortifikuar i të cilëve, në mos ka përfunduar është duke u ndërtuar”. Kur lexon këtë sintezë të iliberalizmit në librin e Ivan Krastevit dhe Stephen Holmes-it Drita që u shua (botim i Institutit Shqiptar të Medias, përkthyer nga mjeshtri Virgjil Muçi), nuk mund të mos ndalesh për një moment. Në ato pak sekonda të shëtitjes me imagjinatë nga Shqipëria jashtë kufijve të saj, e kupton se, edhe pse për shkak të pandemisë, bota është futur në një izolim të ri, ka shpikur perde dhe mure të reja. Për ne shqiptarët janë rrethime kaq shumë të njohura, të rëna vetëm në dekadën e fundit pas liberalizimit të vizave.
Kjo klaustrofobi të ndjek në librin e Krastevit, faqe pas faqeje, teksa politologu bullgar shpërfaq diagnozën tragjike të një rendi të ri botëror që shtrihet nga Amerika në Hungari, nga Brazili në Rusi, iliberalizmi. Të kundërtës së rendit liberal, u cili u dëshmua triumfues pas knock out-it të komunizmit të prirë nga Bashkimi Sovjetik.
Krastev dhe Holmes e shpjegojnë këtë rënie apo shndërrim të rendit botëror me tezën e degjenerimit të Sindromës së imitimit dhe të tensioneve që lindin andej. Ish-vendet komuniste, pas rënies së Murit, u shndërruan në imituese të Perëndimit. Por, siç paralajmërojnë autorët, ‘në mënyrë të pashmangshme, modeli i imituar është një rival dhe një kërcënim ndaj respektit për veten’. Duke kombinuar frustrimin e përvojave dhe nevojave lokale me mbivendosjet e shtampave demokratike që kishin funksionuar në vendet përtej Perdes së Hekurt, elitat politike në Europën Lindore dhe Qendrore, ranë në rrejshmëri apo deri në skizofreni.
(Mund t’i gjeni shenjat e kësaj skizofrenie edhe te modeli i demokracisë shqiptare, te përpushjet e herëpashershme të qeverive dhe opozitave tona me direktivat e ndërkombëtarëve, ndaj të cilave, si nga njëra dhe nga tjetra palë është evokuar, sipas rastit dhe nevojës, shenjtëria e sovranitetit). Siç theksohet te Drita që u shua, “për të qenë efektive, elitave postkomuniste iu desh që lokalisht të merrnin ryshfet dhe globalisht të luftonin korrupsionin”.
Në këtë luftë për normalitet dhe për të dalë nga frustrimi i të jetuarit në dualizmin e rrejshmërisë, vendet ish-komuniste u kthyen, siç Hungaria për shembull, në Frankenshtete, siç e quan sociologia amerikane Kim Scheppele, dmth një monstër iliberale e përbërë nga elemente të demokracive perëndimore qepur pas njëri tjetrit mjeshtërisht. (Gjykojeni pak Shqipërinë e Edi Ramës sipas kësaj maksime dhe shiheni a i bie tamam shtatit të vendit tuaj).
Vende të dala nga revolucione korrigjuese, siç i quan Jurgen Habermas lëvizjet anti-komuniste në Europën Lindore dhe Qendrore, ato nuk lindën as edhe një ide të vetme, përveç imitimit të Perëndimit. Një specifikë tjetër, e spikatur nga autorët, është edhe fakti se, ndryshe nga revolucionet klasike të 1917 apo 1789, me revolucionet e kadifejta apo intelektuale të Lindjes, nuk ishin humbësit, por fitimtarët që i ngritën plaçkat dhe ikën nga vendet e tyre. Kjo shpërngulje e atyre që më shumë se të gjithë e donin vendin e tyre të lirë, ua la vendin ish-elitave komuniste. Të cilat nuk mund të krijonin më shumë se demokraci imituese (a qenë diabolikë në këtë zgjedhje, apo nuk mundën të bënin më shumë se kaq, ky është një debat tjetër).
Rusia trajtohet gjerësisht si shëmbëlltyrë e demokracisë imituese, model që u zhvendos nga imitimi beninj te imitimi subversiv apo si demaskim, pra simulimi i Perendimit për t’i nxjerrë atij në pah anët e errëta dhe jo prej adhurimit.
Në fund, duhet thënë se libri është një must read për të gjithë ata që duan të kuptojnë Lindjen ish-komuniste dhe Shqipërinë, dhe duan të interpretojnë tranzicionet e vështira, të zgjatura dhe kaotike të vendeve tona. Lexuesit mund të dalin me shumë përgjigje dhe përfundime, të vetat apo autorëve, por edhe me një pyetje që ka të bëjë me Iliberalin numër 1, në krye të vendit që e ka shpikur dhe mbajtur në këmbë rendin botëror liberal, Presidentin Trump.
Nëse Orbani e të tjerë janë në ngut për të dalë nga skizofrenia e imituesit, duke qenë se ai i simulantit nuk është roli më i mirë, pse i imituari, dmth Trump, don të kopjojë imituesit, dmth Orbanin me shokë. Paradoksi është i ndërsjelltë, edhe kur kupton se Trumpi mund të ankohet për emigracionin, sepse në Amerikë ekziston një problem i tillë, por jo Orbani sepse në Hungari, përveçse si urë kalimi, nuk ka dyndje migratore. Duket se kryeministri hungarez do të mbrojë Europën e bardhë dhe të krishterë, ndërsa Presidenti amerikan i sheh emigrantët dhe imituesit si biznesmen: ata kopjojnë modelin të cilin më pas e shesin apo e përdorin më lirë.
Edhe pse libri nuk është shterrues (asnjë libër nuk mund të jetë), mungon për shembull interpretimi i rastit Erdogan, Drita që u shua është ndoshta teksti më i mirë i botuar deri më tash në interpretimin e marrdhënies tashmë të tensionuar mes ish-Lindjes dhe Perëndimit dhe lindjen e rendit iliberal.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38