Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dritan Abazoviç për DW: Politika jonë me orientim proevropian, s’do ketë ndryshim të politikës së jashtme
Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit „E Zeza mbi të Bardhë“ thotë për DW se nuk do të ketë ndryshime në politikën e jashtme malazeze.
DW: Zoti Abazoviç, si e shihni rezultatin e zgjedhjeve në Mal të Zi? A është kjo fitore e demokracisë, apo kthim djathtas, në drejtim të largimit nga BE dhe NATO?
Dritan Abazoviç: Në Malin e Zi ka ndodhur një tronditje tektonike, diçka që për shumë vite dhe për shumë breza ka qenë e pabesueshme. Ne jemi vendi i parë në Evropë, që deri dje nuk ka pasur ndërrim demokratik të pushtetit. Kjo ndodhi në këto zgjedhje dhe është diçka, që sipas mendimit tim modest, është shumë pozitive. Çfarë do të ndodhë më tej me formimin e qeverisë së re dhe shumicës së re, mbetet të shihet.
Në duart tuaja, siç vlerësojnë mediat në rajon, është fati i Malit të Zi…
Ne besuam se mund të ishim game changer, dhe u bëmë. Përmbysëm regjimin e Milo Gjukanoviçit, që ka qenë i paprekshëm për 30 vjet. Lukashenko i Ballkanit është rrëzuar dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm. Kjo nuk do të thotë që vendi nuk ndodhet para sfidave të mëdha, por përsa i përket koalicionit tonë dhe asaj që kemi thënë në fushatën zgjedhore, Mali i Zi mund të jetë shumë i qetë, sepse politika jonë është me orientim proevropian, qytetare dhe me synimin që vlerat evropiane të inkorporohen krejtësisht në shoqërinë tonë.
A është e mundur të arrihet kjo me opozitën, në të cilën ka edhe parti pro ruse?
Unë mendoj se tezat që shtrohen në lidhje me opozitën pro ruse dhe pro serbe janë të gabuara. Jo se nuk ekzistojnë parti të tilla apo sepse parti të tilla nuk kanë marrë një numër i konsiderueshëm mandatesh. Ne duhet të formojmë një qeveri civile. Këtu nuk ka fituar asnjë shumicë proserbe. Shumica dërrmuese e qytetarëve të Malit të Zi, pavarësisht nga mandati, mezi ç'i pret ndryshimet.
Lëvizja juaj qytetare URA, e thënë më mirë koalicioni „E Zeza mbi të Bardhë" lideri së cilës ju jeni, është si vendimtare kur vjen fjala për krijimin e qeverisë. Do t‘i bashkëngjiteni opozitës malazeze, e cila është heterogjene dhe në të cilën gjenden edhe forca pro ruse?
Ne gjithë jetën tonë politike ia kemi kushtuar luftës kundër regjimit të Gjukanoviçit. Kjo është njëra. Tjetra: Nuk do të anojmë as nga opozita proserbe, por do të kërkojmë partneritete mbi ato baza, që i kemi përcaktuar para zgjedhjeve. Ne kemi kërkuar, që të formohet një qeveri ekspertësh dhe kolegët e opozitës e kanë pranuar këtë. Në një qeveri me ekspertë nuk duhet të ketë politikanë. E nuk do të ketë politikanë. Kështu që nuk ka ndryshim të kursit të politikës së jashtme të Malit të Zi, as të detyrimeve ndërkombëtare të marra përsipër. Ne duhet të punojmë së bashku për promovimin e agjendës evropiane dhe të atyre parimeve, që u premtuam qytetarëve në aktivitetet parazgjedhore.
Ju keni nënshkruar një dokument me katër pika me udhëheqësit e opozitës, në të cilin u ra dakord që Mali i Zi mbetet në rrugën e BE-së, mbetet në NATO, që nuk ka tërheqje të njohjes së Kosovës dhe që pakicat do të ruajnë të drejtat e tyre. Çfarë garancish, keni që kjo do të respektohet?
Ne jemi garancia e mbrojtjes së Malit të Zi. Ne jemi garancia për promovimin e vlerave qytetare. Ne jemi garancia se nuk do të ketë ndryshim të kursit të politikës së jashtme - për sa kohë të varet nga ne. Dhe nëse dikush tjetër mund ta bëjë shumicën dhe dëshiron ta bëjë – e gezoftë!
Një gazetar i gazetës gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" pyeste: "A mund të formojnë një koalicion anëtarët e opozitës të përbërë nga të gjelbrit dhe liberalët, reformistët pro-evropianë dhe pakica shqiptare, putinistët, nacionalistët dhe priftërinjtë serbë, mbështetësit e BE-së dhe simpatizantët e Trampit?" Çfarë ju bashkon apo ju lidh me opozitën heterogjene malazeze, përveç rrëzimit të Gjukanoviçit?
Në këtë moment, vetëm përmbysja e Gjukanoviçit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha opsionet i përkushtohen integrimit evropian dhe ky është koncepti. Përmes qeverisë së ekspertëve, ne kemi gjetur një model, që duhet të jetë tranzitor dhe të mundësojë që për dy apo katër vjet të organizohen zgjedhje të lira dhe pas kësaj të krijohet një qeveri, ku të jenë parti të ngjashme ideologjikisht. Mendoj se çdo njëri në Mal të Zi e kupton këtë dhe shpresoj që secili në BE, që ndjek pak politikën, do ta kuptojë.
Të hënën ju vizituat Pljevljen, ku pati incidente nacionaliste kundër boshnjakëve. Disa prej tyre thanë se i kanë përjetuar ato si një kthim në vitet 1990. Si është situata atje?
Situata nuk është aq e mirë, por shpresoj se do të stabilizohet. Jam lutur dhe këtë e kanë bërë edhe kolegë të tjerë, që askush të mos festojë më në rrugë dhe të shmangim të gjitha provokimet, sepse provokimet u përshtaten të gjithëve që duan të ruajnë status quo-në. Ajo që lexuesit tuaj duhet të dinë, është se policia malazeze, e cila nuk reagon, është pjesërisht fajtore për gjithçka që ndodhi në Pljevlja. Kur isha atje, takova 50 inspektorë të policisë dhe nuk është e mundur që askush të mos identifikojë dot asnjë sulmues, qoftë ndaj pronës, apo të sulmeve fizike ndaj disa qytetarëve të nacionalitetit boshnjak në Pljevlja. Unë u bëj thirrje autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, i bëj thirrje drejtorit të policisë, që të gjithë autorët, edhe nëse ata vijnë nga radhët e tyre, t'i sanksionojnë sa më parë.
A kanë ndonjë lidhje sulmet ndaj boshnjakëve me vendimin e përfaqësuesve të tyre politikë për të mos u bashkuar me bllokun e opozitës?
Ata janë të ftuar të hyjnë. Shumë herë kam thënë se do të doja dhe se është plotësisht e natyrshme dhe e pritshme, që partitë e pakicave të jenë pjesë e shumicës së re. Nga ana jonë ata e kanë të shtrirë dorën për të qenë pjesë e qeverisë së ekspertëve.
Pse e refuzojnë?
Nuk e di. Nuk mund të përgjigjem. Kjo nuk është pyetje për mua. Por e di, përse liderët e tyre do të refuzonin.
Përse?
Sepse ata kanë qenë pjesë e rrjetit të korrupsionit, që ka vendosur Gjukanoviçi. E ndoshta me porosi të tij nuk mund të vijnë kështu në qeveri. Por mendoj se nesër, kur të jetë i qartë krijimi i shumicës së re, do të vrapojnë për të hyrë.
A përbëjnë këto sulme, apo edhe trazirat në Podgoricë, kërcënim për paqen dhe stabiltetin në Mal të Zi?
Ne kurrë nuk e kemi ndërruar pushtetin në historinë tonë. Dhe nëse dikush ka menduar se kjo do të ndodhte me trëndafila, fanfara dhe lule, unë mendoj se është gabuar shumë. Por njerëzit duhet të dinë se shumë emocione negative janë grumbulluar në anën tjetër për 30 vjet, që shumë njerëz janë ndjerë të diskriminuar. Ne nuk jemi një vend me ndonjë traditë të madhe demokratike, që të na befasojnë këto gjëra. Ne jemi një vend ballkanik, gjysmë privat, që e kanë robëruar disa familje përreth zotit Gjukanoviç dhe tani duhet të bëjmë atë hapin e parë dhe më të vogël drejt demokracisë. Më e rëndësishmja është që rrota e demokracisë është vënë në lëvizje dhe se URA dhe koalicioni „E Zeza mbi të Bardhë" kanë mundësuar që t'u kthehet sovraniteti qytetarëve.
Në media janë shfaqur edhe skenarë të zinj, ku thuhet se këtu nuk është çështja te luftimi i korrupsionit por te përpjekja, që Malit të Zi t'i hiqet shtetësia dhe të kthehet në një Vojvodinë të re, apo në rastin më të mirë në një entitet, siç është Republika Serbe në Bosnjë Hervegovinë. A ekziston një rrezik i tillë apo është një ekzagjerim?
Në Ballkan ekziston rreziku i gjithçkaje. Por nuk i pranoj skenarët fatalistë, sikur në Mal të Zi të ketë ndodhur kataklizma. Dëshiroj të besoj në një të ardhme më të mirë. Kemi paraqitur listën që ishte spektakolare, që ofronte njerëz të rinj, njerëz të nderuar dhe kemi marrë mbështetje për ndryshime. Asnjë fatalizëm dhe pesimizëm nuk duhet të ushqejmë, përkundrazi të gjithë duhet të jemi optimistë. Le të ndodhin ndryshime edhe në vendet e tjera. Dhe njerëzit që merakosen dhe dëshirojnë të paraqesin disa skenarë negativë, duan t'i paraqesin ato vetëm me dëshirën, që këtu të mos ndryshojë asgjë dhe që korrupsioni dhe krimi i organizuar të vazhdojnë të lulëzojnë.
Megjithatë, vendet në rajon dhe disa politikanë nuk e fshehin shqetësimin e tyre. Anëtari i Presidencës së Bosnjë- Hercegovinës Zeljko Komsiç tha se incidentet në Mal të Zi janë një paralajmërim edhe për Bosnjë- Hercegovinën, sepse forcat pro-ruse po përpiqen të destabilizojnë institucionet shtetërore edhe atje? Çfarë thoni për këtë?
Unë them, se për çdo gjë që varet nga ne, mund të rrini të qetë. Kam biseduar me një pjesë të politikanëve rajonalë. Këtu është vetëm pak shokuese, që Gjukanoviçi ka rënë nga pushteti dhe se askush nuk ka besuar se mund ta mundë atë. Dhe kur njerëzit pas dy ose tre ditësh ta kenë kuptuar dhe kur pas njö jave pasionet të bien, mendoj se gjithçka do të rregullohet. Të gjithë në rajon, dhe ky është mesazhi im, kanë nevojë për elita të reja politike. Kemi nevojë për njerëz, që nuk janë robër të viteve 1990. Kemi nevojë për njerëz që mund të sjellin freski dhe energji, të cilët nuk janë të ngarkuar nga e kaluara dhe mund ta realizojnë pajtimin mbi baza të shëndosha. Sa i përket koalicionit që unë përfaqësoj, do të jetë kështu dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim, as në Bosnjë Hervegovinë, as në Serbi, as në Kosovë, as në Shqipëri dhe as në Kroaci. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38