Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dritan Çela, 'Përkthyesi me flatra': Shkrimtari kujton ditëlindjen e të birit të vdekur
Zija Çela, autor i shumë librave në prozë, dhe një nga shkrimtarët më të vlerësuar shqiptarë ka kujtuar me anë të një postimi në Facebook të birin e vdekur të ri, në moshën 36 vjeçare. Ai ka folur për jetën e Dritanit, i quajtur "Përkthyesi me flatra', një prej më të talentuarve të brezit të ri të botës shqiptare të letrave.
Ja çfarë shkruan shkrimtari në kushtesën e tij:
DITELINDJA E DRITANIT, PERKTHYESIT ME FLATRA
Dritan Çela lindi me 11 janar 1970 dhe mbylli sytë më 4 mars 2006, në moshën 36 vjeçare. Kjo foto është autoportret. Përveç letërsisë, ai ishte i dhënë pas fotografimit, filmimit dhe muzikës.
Kaq shumë u shkrua për Përkthyesin me Flatra, siç nisi të mbiquhej Dritani, sa libri im “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, u pasua me vëllimin “Përgjigje për dashurinë”, tashmë homazh nga shkrimtarë, poetë, përkthyes, publicistë, gazetarë e miq të Tanit. Madje edhe sot e kësaj dite vazhdon të shkruhet.
Për familjarët e lexuesit e tij sot nuk shkojnë fjalët “festojnë”. Por as të mos e përjashtojmë ndjesinë e gëzimit. Ne gëzojmë për sa kohë e patëm dhe për gjithë sa na la. Prandaj e filloj përkujtimin me këtë tregim të vockël të Dino Buzzati-t, që Tani e shqipëroi ende student. Le të shpresojmë se, ndoshta vetiu, na lëviz cepi i gojës për një buzëqeshje. Është ironia e hollë ndaj paradokseve të jetës.
SHTEPIA IDEALE
Po të isha shumë i pasur, do të ndërtoja një shtëpi kështu: një paradhomë shumë të vogël, një korridor të ngushtë, një dhomë ndenjeje të mjerueshme, një dhomë gjumi të shkretë, mobilje të varfra e të zhveshura, ca tablo, qilima asnjë, perde hiç fare, llamba të zbehta e të bezdisshme, atmosferë e përgjithshme parehatie. Përsa i përket banjës, ama, banjën do ta bëja të paktën dyzet metra katrorë, dhe aty mermerë, majolika, çezma të shndritshme e shumë të fuqishme në vermeil, llambadarë ngadhënjyes, pasqyra pa mbarim e të lëmuara, tapetë të butë prej sfungjeri me ngjyra delikate, sërë e sërë parfumesh të rralla e tepër të shtrenjta, letra higjienike të buta si një psherëtimë, shishka e spërkatës të çdo lloji, gramafonë stereofonikë me disqe madhështore, me një fjalë, luks i shfrenuar, hapësirë e tepërt, ëndje për t’u vërtitur lart e poshtë lakuriq, mbase edhe me vrap. Përse arkitektët e ditur nuk ndërtojnë shtëpi të tilla? Është lehtë të durohet mjerimi, kur mund të dhjesësh si zotëri.
LIBRA TËR PËRKTHYER
Dino Buzzati – Gruaja me flatra
Dino Buzzati – Shkretëtira e tartarëve
Dino Buzzati – Një dashuri
Carmine Abate – Shtegtimi i unazës
Susanna Tamaro – Thuaji zemrës Po
Luciano De Crescenzo – Dyshimi
Italo Calvino – Komikat kozmike
Luigi Pirandello – Një, asnjë dhe njëqindmijë
Alessandro Bariço – Mëndafsh
V. Sciascia – Libellangellus, përralla e lirisë
Virgjil Muçi – Fiabe albanesi (Nga shqipja në italisht)
Si dhe ese e proza të shkurtra nga A. Moravia, D. Maraini, U. Eco, G. Parise, etj.
IN MEMORIAM
Agron Tufa: Gjithë veprimtarinë e tij, Dritani e projektoi larg përditshmërisë sonë banale, larg telasheve e meskiniteteve vulgare që na takon të ndeshemi përditë. Për të kuptuar mbresën që lënë te lexuesi përkthimet e Tanit, duhet të mbajmë fort parasysh një të vërtetë të madhe – personalitetin e përkthyesit. Dritan Çela ishte organikisht njeri i kulturës, i rritur me ajrin e letërsisë. Ishte njeri i shtëpisë në këtë fushë, i familjarizuar me botën e shpirtit dhe intelektit. Ishte bir i civilizimit. Duke patur një gatim të tillë, ai ishte ndër të rrallët që dinte të përkthente poezinë (të trishtë a të pikëlluar) të shpirtit njerëzor. Unë besoj se lexuesi i rafinuar ka ditur me kohë ta veçojë këtë cilësi në përkthimet e tij dhe t’u referohet, të këshillojë të tjerët që të mos humbasin në tymnajën e dendur të shqip-rrënimeve tona. (Gazetat TEMA dhe METROPOL, 5 mars 2006)
Arian Leka: Dritan Çela është përkthyesi që i kishte dhënë vetes lirinë të punonte me muzë, të përzgjidhte e të sillte në shqip vetëm ata autorë që kishin të njëjtin grup gjaku me të, t’i binte violinës për qejf të vet, të dëfrente pa bujë me këtë krijesë, bohemian në mënyrën se si luante dhe hynte në lidhje me jetën, si kënaqej me ato që e rrethonin, si pasionohej pas muzikës, fotografisë, me ethen që si duket i përndjek gjithë jetëshkurtrit që bëjnë dritë: ose të gjitha, ose asgjë! E di, ai vetë kishte zgjedhur rrugë tjetër, fat tjetër, u ikte “dhuratave”, nuk kërkonte vëmendje, sepse kishte lindur me shenjën për t’u bërë dhurata të tjerëve dhe ashtu shkoi, duke mos na pasur asnjë borxh, por duke e lënë pengun tek të gjithë ata që shfletuan librat e tij, ndoshta pa dashur të dimë më shumë... për njeriun që përkthen dhe e di kaq bukur shqipen. (SHEKULLI, 5 mars 2006)
Roland Sejko: Mik i mirë, përkthyes i shkëlqyer. Ndoshta përkthyesi më i mirë aktiv shqiptar nga italishtja në shqip. E di, kur dikush vdes, lëvdatat nuk kursehen, por ky epitaf për Dritan Çelën nuk është lëvdim, as vajtim, është kërkimi i asaj që la pas, përtej kujtimeve. Në librat që ai pat zgjedhur të përkthente. Në ditën e vdekjes së tij, çuditërisht, gjej sensin e jetës dhe të rrugëtimit të ëmbël drejt vdekjes. (SHEKULLI, 5 mars 2006)
Përkthimi përrallor i shkon si epitet versionit italisht të përrallave shqiptare të Virgjil Muçit. Se, me gjithë lojën e fjalëve, ka një mjeshtëri të veçantë në shqipërimin e këtyre përrallave: kush i përkthen, nuk duhet thjesht të gjejë variantet “Qe e mos na qe, na ishte njëherë, një herë e një kohë...”. I duhet, në radhë të parë, të jetë rritur me atë truall. Kollaj duket puna, pasi të gjithë i njohim ato përralla. Por pakkush, në mos askush, mund të ishte përkthyesi më i përshtatshëm se Dritan Çela, i cili pati sjellë më parë në shqip nga italishtja autorët e së ashtuquajturës “letërsi magjike” italiane. Është për t’u veçuar fakti që, përveç Dritan Çelës, asnjë shqiptar nuk është ngarkuar ndonjëherë nga botuesit italianë për të sjellë në italisht vepra të letërsisë shqiptare, që shpesh kanë kaluar nëpër gjuhë të tjera për të ardhur në Itali apo janë përkthyer nga italianë që kanë studiuar gjuhën shqipe. Rreth trembëdhjetë vjet pas botimit të “Fiabe e leggende albanesi” të Mitrush Kutelit, vjen libri “Fiabe albanesi” me njëzet e katër përralla të moçme shqiptare, në përkthimin e shkëlqyer të Dritan Çelës. (SHQIPTARI I ITALISË, dhjetor 2005, Romë)
Rudolf Marku: Kur Dritan Çela zgjodhi nga biblioteka kaotike e letërsisë botërore “Shkretëtirën”, me këtë tregon se ka një prirje moderne drejt shkrimtarëve që mund t’i quash pa frikë bashkëkohësit tanë, drejt veprave që e kishin prej kohësh vendin bosh në bibliotekat tona... Përkthimi është bërë me një përgjegjësi të madhe, me mjeshtëri dhe me një dashuri për vetë veprën. Dritan Çela dëshmon kështu se është jo vetëm përkthyesi i vetëm i Buzzati-t, por dhe se është njohësi më i mirë i këtij shkrimtari, në atë shkallë sa duket qartë se përkthyesi nuk është ndrojtur ta marrë përkrahu Buzzati-n dhe t’ua paraqesë pa asnjë kompleks inferioriteti të tjerëve. (DRITA, 24 mars 1996).
Visar Zhiti: Përkthyesi i talentuar me gen shkrimtari, Dritan Çela (edhe nëse mund të gjendet në ndonjë rast tjetër fjalë ndryshe), ka përkthyer më të vështirën: frymën e veprës si një poezi të trishtë, e dalë nga thellësitë dhe, si e tillë, disi misterioze e me një lodhje krenare. (Mehr Licht, 1997, nr. 3)
Leka Ndoja: Kryeveprës “Një dashuri” të Dino Buzzati-t i përgjigjet si kryevepër përkthimi i Dritan Çelës. Shkolla shqiptare e përkthimit, nëpërmjet mjeshtërve të saj të nderuar, ka sjellë jo vetëm vlera të paharrueshme, por edhe pasues të denjë. I tillë është Dritan Çela, që tashmë bën pjesë në elitën e përkthyesve tanë... Ky është rezultat i kompletimit fatlum të përkthyesit, një kompletim që jep mundësi ta sublimojë në art një vepër të atillë, e cila me siguri nuk do t’i shpëtonte masakrës së radhës nga amatorët e papërgjegjshëm të përkthimit. (ALBANIA, 16 maj 2002)
Virgjil Muçi: Duke vlerësuar faktin se kemi të bëjmë me një nga tekstet letrare më të sofistikuara të krijuara ndonjëherë (unë vetë e kam të vështirë të sjell ndër mend një vepër të ngjashme me “Komikat kozmike”), e gjej me vend zgjedhjen e botuesit LETRAT, që e shoqëron botimin e librit me një intervistë të Calvino-s, ku vetë autori rreket të shpjegojë mekanizmin e ndërlikuar të veprës së tij. I mirënjohur me shqipërimet e veta, me Komikat Dritan Çela na jep një dëshmi të pjekurisë së vet letrare, jo vetëm si përkthyes, por edhe si njohës e çmues i letërsisë italiane dhe mjeshtrave të saj, ndër të cilët Calvino është padyshim më i madhi i shekullit që sapo lamë pas.” (Revista KLAN, dhjetor 2002)
Preç Zogaj: “Kryeveprat” i japin rastin lexuesit shqiptar të lexojë tekste që kanë shijen e letërsisë së madhe dhe njëkohësisht të njihet me momentet më pikante të jetës së Dino Buzzat-it. Por ky botim, të mos harrojmë, na kujton edhe njëherë se çfarë kanë humbur letrat shqipe me vdekjen e parakohshme të përkthyesit Dritan Çela. Si të kishte jetuar me idenë e përkohësisë apo të fundit të shpejtë, ndihet në përkthimet e Dritanit një përmbledhje e pazakonshme e dijeve dhe energjive të tij të brendshme për të dhënë më të mirën, për të kapur kulmin e mundshëm e të ëndërruar. Pastaj të bëhet ç’të bëhet. Jam i bindur se ia ka dalë me dy romanet e Buzzat-it. Në këtë kuptim, përkthyesi Dritan Çela u realizua para se të mbyllte sytë. (MAPO, 24 dhjetor 2010)
Aleksandër Çipa: Ne notonim shpesh së bashku dhe prej distancës në thellësi të gjirit të Spilesë, kishim mundësi të flisnim më shumë për bregdetin, Himarën dhe thellësinë e saj, polifoninë dhe poezinë fine orale të zonës. Një ditë, ndërsa kishim ikur thellë detit, te gjiri i quajtur Sfajio, dhe po sodisnim ujin që përkëdhelte llërët tona, Dritani më thotë: “Calvino dhe Pirandello më kujtohen më shpesh kur vij në Himarë. Ndonëse tani lexoj Buzzati-n. Është dobësia ime... E çuditshme, ne mjedisi familjar na është imponuar në mënyrë të natyrshme. Gjatë kohës që jemi bashkë, ti flet më tepër për poezinë dhe këngën himariote, ndërsa unë çmendem për prozën. O Zot, sa i madh është Buzzati.” (GAZETA SHQIPTARE, 12 mars 2006)
Virion Graçi: Ka raste kur njeriu e ndien veten fajtor për gjithçka, edhe që është gjallë, edhe që ka paksur humor e gjallëri rinore. Kështu më ndodhi një mbasdite vonë. Në një rrugë të Tiranës përballem me shkrimtarin Zija Çela dhe zonjën e tij. Po ecnin krahas njëri-tjetrit. Humbja e djalit, përkthyesit Dritan Çela, i kishte bërë edhe më të pandashëm, edhe më të heshtur. U takuam. Zijai më përqafoi. Nuk e di. U ndjeva fajtor. Bashkëmoshatar me djalin e tij dhe shokë. Kurse tani... Më vonë, duke lexuar e rilexuar Buzzati-n, tregimet që ai i shqipëroi dhe kryeveprën “Shkretëtira e tartarëve”, kuptova më mirë jo vetëm Dritan Çelën, por edhe brezin tonë. Si Xhovani Drogo, në prag të viteve nëntëdhjetë e pamë veten në fortesën Bastiani në pritje të armikut, në pritje të sakrifikimit, në pritje të një ideali njerëzor që do t’i jepte paksa hije e kuptim ekzistencës sonë. Por nuk ndodhi ashtu siç prisnim ne, ndodhi si në romanin e Buzzati-t, asgjë për t’u mbajtur mend. Pas kësaj, gjithmonë e më shpesh i jap të drejtë Tanit, shpërfilljes së tij, qëndrimit larg betejave me kartona të animuar, larg prometeizmit të shtirur dhe mondanitetit qesharak. Ashtu, i zmbrapsur pas mjeshtrave të tij të penës, Dritani zgjodhi fjalën e tyre për të shprehur unin dhe sfidën e tij. Dhe e solli bukur atë. (SHEKULLI, 17 maj 2006)
Granit Zela: Në rastin e Dritan Çelës harresa e humbet pushtetin e saj të pashpirt, ngase anija që mbart frytin e punës së këtij përkthyesi me flatra, i cili përçiku diellin e një jete (ajme, gjysmëjete!) kushtuar letërsisë, është përjetësuar me Fjalën. (Drita, 8 mars 2008)
Bardhyl Londo: Në librin “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, Zija Çela ka ditur të krijojë një Tan - personazh të papërsëritshëm, ashtu siç diti të krijojë një Tan - bir jo vetëm atlet të jetës, por edhe kampion të artit të madh e të vështirë të të qenit Njeri. Libri mbetet një rrëfim tronditës për jetën e vdekjen dhe sidomos për marrëdhëniet njerëzore. Binomi atë - bir në këtë libër është një nga mrekullitë njerëzore që mund të ketë jeta mbi tokë, dhe një nga marrëdhëniet më prekëse që mund të ketë letërsia e arti. Por jo vetëm kaq. Marrëdhëniet Zija - personazh dhe atë - bir i tejkalojnë këto caqe e vijnë në libër si marrëdhënie të njeriut me njeriun, të dashurisë, respektit e mirëkuptimit të ndërsjelltë. Pikërisht ky binom, që në fakt përbën vetëm një qenie njerëzore por me dy trupa, vjen në letërsi ashtu siç kanë qenë në jetë: shembull i dashurisë dhe mirëkuptimit mbarënjerëzor. Libri, ashtu si jeta e vdekja e Dritanit, ka me të vërtetë një frymë jashtëtokësore, që të kujton skenat madhështore të tragjedive të antikitetit. Në të marrin pjesë njerëz të gjallë e të vdekur, njerëz të njohur e të panjohur, njerëz të zakonshëm e personalitete politike, poetë e kryeministra, shkrimtarë e ministra. Në të merr pjesë toka, por edhe qielli, zymtësia e spitaleve, por edhe sendet e përditshme të jetës, që na kujtojnë se njeriu është njeri dhe pikërisht për këtë ai ka diçka prej perëndie.
Ishim mësuar të kishim një Tan djalosh të talentuar dhe njeri të papërsëritshëm, tashti kemi edhe një Tan personazh po aq të bukur e njerëzor. Dhe ndërsa perënditë u treguan të pamëshirshme, duke na e marrë Tanin njeri për të zbukuruar veten, ato janë krejt të pafuqishme për të na e marrë Tanin personazh, personazh të një vepre sa unikale, aq dhe universale. (Shekulli, 9 mars 2007)
Zija Çela: Dritani nuk u mor me amanete, nuk tha as më kujtoni, as mos më harroni, la vetëm të nënkuptohej: Për sa kohë që ju nuk mund të jeni me mua, do të jem unë me ju. Dhe ka shumë gjasa për dyvendësinë e Shpirtit... Por a ka gjasa për mua në betejën e pabarabartë, përleshjen shkallmuese me kohën? Është lufta e senseve të kundërta. Dritani do të mbetet i ri, ashtu përgjithmonë, ndërsa mua më duhet të plakem duke mbetur i ri, në mënyrë që ditën kur të bëhemi prapë bashkë, unë të jem i denjë për Miqësinë e djalit.
E këtu mjaft, po mbyllen këto shënime. Sa ishte gjallë, s’e patëm zakon t’i flisnim gjindjes për Dritanin. Mund të thotë ndokush se tash është vonë. Por ç’të bëjmë pra, në këtë mënyrë na habiti jeta, gjithë jeta na shkoi duke u dashur. Në fillim ne deshëm ta jetonim dashurinë, pas vdekjes u kujtuam se hidhet edhe në letër. (“Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38