Flash News

KRYESORE

Dritan Dajti “xhiro” në ish-Bllok i shoqëruar nga policia, çfarë deklarojnë ‘Burgjet’ dhe Ministria e Drejtësisë

Dritan Dajti “xhiro” në ish-Bllok i shoqëruar nga policia,

Orët e fundit, një video e publikuar nga gazeta Tema ka ngjallur debate të forta.

Bëhet fjalë për pamje ku shfaqet Dritan Dajti, një prej personave më të rrezikshëm i dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve në 2009-ën.

Sipas gazetës në fjalë, Dajti “ka lënë” përkohësisht qelinë e burgut dhe dyshohet se është shoqëruar nga disa policë te një klinikë dentare në zonën e ish Bllokut në Tiranë.

I pyetur nga BIRN rreth kësaj ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismailaj pretendoi se bëhej fjalë“për ekzagjerim të medias”. Sipas medias investigative, Ismailaj nuk e mohoi që personi të kishte qenë Dajti. Po ashtu, përfaqësues nga Kabineti i Ministres Etilda Gjonaj, i tha Birn se “ngjarja ishte në verifikim”, por pa shpjeguar se çfarë po verifikohej.

Kujtojmë se Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të  4 policëve Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj.

Megjithatë, vitin e shkuar pas kërkesës së tij për gjykim të shkurtuar, gjykata e Apelit pranoi “ta shpëtojë” nga burgu përjetë dhe ta dënojë atë me 25 vite.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Anti- korrupsion e njohur ndryshe si SPAK vendosi të pushojë çështjen penale ndaj tre gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj që zbutën dënimin e Dajtit, ndërsa prokurori Klodian Braho deklaroi se nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Megjithatë, Gjykata e Posaçme e ktheu sërish për hetim.

Të fundit