Flash News

KRYESORE

Dritan Demiraj, flet si ministër i Brendshëm. Thirrje policisë të kundërveprojë me forcë ndaj krimit

Dritan Demiraj, flet si ministër i Brendshëm. Thirrje policisë

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka reaguar në Facebook pas disa rasteve të ditëve të fundit kur policia është gjendur nën goditjen e krimit. Ai i qëndron në krah uniformave blu dhe u bën thirrje që të kundërveprojnë me të gjithë forcen kundër krimit. Demiraj, i cili e mbajti postin për pak muaj si 'ministër teknik', u shqua ndër propozimet e Bashës si aktiv dhe i përfshirë.

Statusi i plotë:

Te nderuar bashkeqytetare!

Ditet e fundit Policia e Shtetit ne menyren me te paprecedente eshte vene nen shenjester nga grupet kriminale dhe te organizuara.

Policia Shtetit nje nga organizatat qe sakrifikojne cdo dite per te ruajtur rendin dhe qetesine eshte sulmuar me bresheri plumbash, me thika dhe me makina te blinduara.

Si ish minister i brendshem, i bej thirrje te gjithe efektiveve te policise qe te kunderveprojne me forcen me te madhe ndaj krimit qe ngre dore kunder uniformes dhe Shtetit. Kjo duhet te jete nje beteje e forte, pa kompromis dhe me zero tolerance.

Si qytetar e ndjej detyrim moral te reagoj kur koleget, bashkeqytetaret tane ndjehen te kercenuar, te dhunuar dhe te pa mbrojtur nga keqpolitika. DD.

Të fundit