Flash News

KRYESORE

Dritan Demiraj kujton policët e rënë në detyrë: Ndihen të tradhëtuar, krimi ka mbështetje politike

Dritan Demiraj kujton policët e rënë në detyrë: Ndihen

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka përjuktuar policët e rënë në krye të detyrës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Demiraj shkruan se askush nuk ka bërë më shumë se ata për rendin dhe drejtësinë në këtë vend.

Më tej, ish-ministri thekson se për fat të keq, ata, ashtu si edhe ne, s’kanë si të mos ndihen të tradhëtuar pasi krimi kundër të cilit ata luftuan ka arritur të ketë mbështetjen e niveleve më të larta të politikës por edhe disa drejtuesve të policisë.

Postimi i plotë i Dritan Demiraj

Te nderuar miq!

Sot është dita e të rënëve të policisë në krye të detyrës, një ditë që na kujton për te gjithe ata burra nën uniformë qe me kurajo, trimeri dhe integritet dhanë jetën në luftë kundër krimit dhe per zbatimin e ligjit.

Askush nuk ka bërë më shumë se ata për rendin dhe drejtësinë në këtë vend. Për te treguar vlerësim per heroizmin dhe veprën e tyre ka vetem nje menyre: beteje pa kompromis kunder krimit, krimineleve, trafikanteve dhe bandave te droges.

Për fat të keq, ata, ashtu si edhe ne, skane si te mos ndihen të tradhëtuar pasi krimi kunder te cilit ata luftuan ka arritur te kete mbeshtetjen e niveleve me te larta te politikes por edhe disa drejtuesve te policise.

Krimi, bandat dhe mafia duhen mposhtur, por kjo bëhet e mundur vetëm me lidership te vendosur, qeveri dhe drejtues te ndershem, që nuk mbrojne apo ndajne pushtetin me ta, por qe i luftojne dhe ndeshkojne pa meshire.

Lavdi deshmoreve te policise dhe familjeve te tyre. DD.

Të fundit