Flash News

KRYESORE

Dritan Hila hedh poshtë pretendimet e Veliajt: Ndërtimi i teatrit të ri kushton 10 mln euro, edhe duke vjedhur në tender

Dritan Hila hedh poshtë pretendimet e Veliajt: Ndërtimi i teatrit

Analisti Dritan Hila ka komentuar protestën që zhvilluan sërish artistët kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. I ftuar në edicionin e lajmeve në Ora News, ai u shpreh se  kryeministri Rama po sillet me një arrogancë ndaj tyre dhe pse vetë është  artist.

“Kemi një Teatër, janë Nderi i Kombit që proteston aty që protestojnë për teatrin, ka një arrrogancë të paparë të kryeministrit për prishur teatrin në një kohë që ai e di shumë mirë që godinat e vjetra historike mbeten ashtu siç kanë qenë. E di shumë mirë se ka qenë emigrant vetë dhe  e ka parë që kur riparohen qytete të ndryshme edhe gurët e kalldrëmit hiqen dhe vihen me numra. Do të na bëjë një bufona tjetër si ajo që vëri me stadiumin që hoqi fasadën. Ja bën mu që është një aferë korruptive.Është një pjesë toke private dhe kusuri i tokës është publike. Ndërtuesit shqiptarë nuk kanë më leverdi të ndërtojnë afër qendrës sepse pronarët e tokës u kërkojnë 50%. Ça bëjnë? Grabisin publiken”, ka deklaruar Hila.

Referuar deklaratës së Veliajt, i cili është shprehur shpesh se ndërtimi i një Teatri të ri ka kosto të madhe, Hila u shpreh se një i tillë nuk kushton më shumë se 10 milion euro. “Janë broçkulla ato që thonë, 10 milion euro kushton një teatër edhe sikur të vjedhin tek ai tender. Nuk kushton më.  Shikoj një tamaqarllëk të paparë”, përfundoi ai.

Të fundit