Flash News

KRYESORE

Dritan Hila për shitësit e fruta-perimeve: Nuk më vjen keq fare për katundarët, madje i lumtë policisë

Dritan Hila për shitësit e fruta-perimeve: Nuk më vjen keq fare

Analisti Dritan Hila shprehet i shqetësuar nga ata persona që sheshin në trotuaret e Tiranës fruta-perime dhe vlerëson punën e policisë bashkiake për t’i larguar.

Pavarësisht se pamjet e shumta ku policët dhunojnë dhe u sekuestrojnë atë pak mall këtyre njerëzve, kritikohen nga banorët e Tiranës, Hila thekson se nuk i vjen keq fare për katundarët.

“Për katundarët që shesin abuzive dhe policia i largon nga trotuari, nuk më vjen keq fare. Madje i lumtë policisë. Ky quhet kryeqytet. Kush ka mall për katundarë që të zënë trotuarin, le të shkojë në Kandahar. Mirë pallatet nga 12 kate, rrugët e ngushta, makinat e parkuara abuzivisht, po edhe këta na duhen”, shkruan Hila.

Në një tjetër reagim, ai shprehet: Mirmëngjesi evropianë.  Dhe me këto pamje që flasin më shumë se çdo argument për përkatësinë tonë evropiane, duke zënë nga llumi i rrjetit e deri tek intelektualët aktivë, hapja e bisedimeve në qershor është e sigurtë.”

Të fundit