Flash News

KRYESORE

Dritan Leli komenton rastin ‘Dako’: Persona me precedentë komunikojnë me një kryetar bashkie, mund t’i ndodh gjithkujt

Dritan Leli komenton rastin ‘Dako’: Persona me precedentë

Kryetari i bashkisë së Vlorës, aktualisht sërish kandidat i PS për një mandat të dytë, Dritan Leli ka komentuar skandalin e përgjimeve të publikuara dy ditë më parë nga gazeta gjermane ‘Bild’. Një ndër përgjimet e publikuara është edhe biseda telefonike mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, kreut të bandës së Shijakut, disa muaj para zgjedhjeve të 2017-ës.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Leli pyetet ndër të tjera nëse ka qenë në një situatë të ngjashme gjatë mandatit të parë, njësoj si Dako.

“Sigurisht që jo. Asnjëherë. Nëse persona me precedentë penalë kanë komunikuar me mua këtë nuk e kam zgjedhur unë. Unë jam aty dhe në zyrën e kryebashkiakut mund të hyjnë të gjithë njerëzit. Unë nuk kam miq persona të inkriminuar. Por persona që mund të kenë rekorde kriminale që i shkruajnë një kryetari bashkie që i kërkojnë për punët që kanë lidhje me qytetin, kjo mund ti ndodhë gjithkujt. Unë nuk dua të gjykoj dhe paragjykoj marrëdhëniet me këtë histori por kjo është kostoja që duhet të paguash nga politika”, përgjigjet Leli.

Të fundit