Flash News

KRYESORE

Dritan Shano ironizon punimet në sheshin ‘Skënderbej’: Atëherë u dukej si “lines”, sot m’u duk se ishte me barrë

Dritan Shano ironizon punimet në sheshin ‘Skënderbej’:

Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano ironizon përmes një statusi në rrjetet sociale punimet në sheshin ‘Skënderbej”.

Shano shkruan ca vjet më parë, njerëz të caktuar thanë se atyre sheshi “Skënderbej” u dukej si “lines”, por sot duket krejt ndryshe,“sheshi m’u duk se ishte me barrë”shkruan Shano.

Reagimi i Shanos:

#mosihaprrugëbudallait

Përvojë personale urbane

Sot bleva dy libra në librarinë time të preferuar tek “Pallati i Kulturës”. M’u desh të hyja nga një deriçkë e oborrit të pasëm sepse çdo hyrje tjetër ishte e bllokuar për shkak të punimeve përfundimtare – më në fund – mbi sheshin “Skënderbej”.

Nga brenda librarisë i hodha një sy vjedhurazi sheshit thuajse të përfunduar, ku në fakt si për ta vërtetuar këtë gjë, po montoheshin ca shoë-skela gjigande përqark “Skënderbeut”.

Ca vjet më parë, njerëz të caktuar thanë se atyre sheshi “Skënderbej” u dukej si “lines”. Sot, në këtë ditë të nxehtë Qershori 2017, dhe disa dhjetëra miliona euro më pas, kësaj rradhe i dalë nga dora e po këtyre, të njëjtëve njerëz, mua sheshi m’u duk fort ndryshe. Nëse atyre sheshi “Skënderbej” atëhere u dukej si “lines” mua sot sheshi m’u duk se ishte me barrë.

Me ç’duket këtyre, kësaj rradhe u është shpuar prezervativi kur po ia bënin sheshit vizionin e tyre, dhe prandaj sot sheshi "Skënderbej" dukej se ishte pak me barrë.

 

Të fundit