Flash News

KRYESORE

Dritan Zagani zbulon telefonatën e kolegut italian: Garancitë që Rama i ka ofruar Tahirit

Dritan Zagani zbulon telefonatën e kolegut italian: Garancitë që

Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i cili ka fituar azil politik në Zvicër ka komentuar lënien e mandatit të deputetit nga Saimit Tahiri.

Përmes një komenti në “Facebook”, Zagani ka pohuar se sot ka marrë një telefonatë nga një mik italian, i cili duke iu referuar mënyrës sesi u shpreh Tahiri, i ka pohuar se politikanet shqiptar kanë mësuar të flasim me kode të mafias italiane.

Më tej, ai sqaron se miku italian i ka pohuar se Tahiri ka marrë garanci nga Rama se nuk do të dënohet, ndërsa edhe vete Zagani nuk mendon se do të zbardhet e vërteta.

Komenti i plotë:

Nje miku im italian qe kishte degjuar per "doreheqjen" e Sajes pak minuta me pare, me telefonoi dhe me tha...! "Keta politikanet tuaj mafioze e paskan mesuar mire "formulen" e politikes se mafias italiane.

Qe do te thote (kjo sipas mikut tim italian) qe pas mbi 6 muajsh heshtje si prove e besnikerise ndaj kupoles, mori garancite qe ska per ti ndodhur asgje, dhe tani perpara se ta mbylle hallin del edhe si "trim" i madhe para masave qe duan te jete ashtu..edhe pse e din te verteten por duan qorrazi qe ai te jete i paster."

Pra, vazhdou miku im...ne politiken tuaj po zbatohet me perpikmeri i ashtequajturi "KODI" i mafies...!

P.s...nje gje e them me bindje...dua qe kjo te jete ashtu si duket...si drejtesi e bere me ne fund...por me duhet ta them...i besoj plotesisht eksperieces se mikut tim te mire.

Të fundit