Flash News

KRYESORE

Droga dhe dosja ‘Habilaj’, ministri i Brendshëm italian takim në Tiranë me Fatmir Xhafajn

Droga dhe dosja ‘Habilaj’, ministri i Brendshëm italian takim

Është zhvilluar mëngjesin e sotëm takimi në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë midis Fatmir Xhafajt dhe homologut të tij italian, Marco Minniti.

Minniti ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare në një kohë kur tensioni politik është i lartë për shkak të përgjimeve të antimafies italiane që tregojnë për përfshirjen e zyrtarëve të policisë në trafikin e drogës dhe dyshimeve se edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka patur rol në këtë trafik.

Pas takimit me Xhafajn, ministri italian do të zhvillojë një takim edhe presidentin Ilir Meta, ndërkohë nuk është parashikuar takim me kryeministrin Edi Rama.

Të fundit