Flash News

KRYESORE

“Droga e kapur në Krujë i përket vëllait të kryabashkiakut Artur Bushi”

“Droga e kapur në Krujë i përket vëllait të

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se sasia prej 2800 lëndë kanabis e asgjësuar nga policia në rrethinat e Krujës i përket vëllait të kryebashkiakut Artur Bushi.

Berisha i referohet një mesazhi të ardhur nga anti-droga dixhitale, teksa shton se po ashtu në fshatin Nikël të Fushë-Krujës janë ende 20 mijë lënda kanabis të paprekura nga policia.

Nga ana tjetër policia vuri në pranga 3 persona: Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë; Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë - Krujë; Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë - Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale "Moskallëzimi  i krimit".

Statusi i plotë:

Antidroga dixhitale denoncon:

-Korrje selektive e arave me kanabis nga narkopolicia!

-Kokat e arave te droges jane ne pushtet, ata qe shpalii xhafopolicia jane thjeshte argat!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Mirembrema z Berisha aksioni i policise per luften kunder kanabisit ne bashkin kruje duhet pershendetur por duhet te jete real e drejtuesi i policise z Xhovalin loka nuk duhet te quaj punetoret e bimeve koka te trafikut ,se hallexhijt jane viktim e ketij kriminalizimi te vendi. Kanabisi i prere ne zonen e zalles ne njesin administrative f kruj i denoncuar dhe me pare ka si pronar kryeplakun ilirjan sala .vellain e kry te bashkis kruje ilir bushin .policin betim rryci etj. Keta jan dhe pronar te kanabisit te sekuestruar nga policia para nje muaj ne thuman ku u arrestua nje ish doganier dhe doli ne kerkim nje polic i komisariatit nr 2. Ne fshatrat e njesis administrative Nikel ka mbi 20 mije rrenje kanabis qe don dhe 20 dite te filloj mbledhja.ne aksionin e djeshem ne fshatin kurcaj afer fisit me mbiemer caca policia nuk ka prere dy parcela”

Të fundit