Flash News

KRYESORE

Droga e Shqipërisë mbyt shtetet që ajo përfaqëson, por Romana Vlahutin nuk ka gjetur kohë për çështjen Tahiri

Droga e Shqipërisë mbyt shtetet që ajo përfaqëson, por

Prej 10 ditësh, shqiptarët janë tronditur nga përgjimet e kryera nga antimafia italiane lidhur me trafikun e drogës, jo sepse nuk e njohin këtë fenomen, por për lehtësinë që banda e Habilajve kryente trafikun dhe ndihmën që i jepej nga drejtuesit e lartë të policisë.

Pjesa më e madhe e drogës shqiptare përfundon në brigjet e Italisë dhe Greqisë dhe më pas në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Por për këtë skandal, ku është përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin nuk ka gjetur kohë për të bërë një reagim, ndonëse droga shqiptare është kthyer në shqetësim për unionin që ajo përfaqëson.

Në 10 ditët e fundit, Vlahutin ka bërë vetëm një dalje publike në një konferencë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, një ditë përpara se Prokuroria të kërkonte arrestimin e deputetit socialist. Ajo nuk bëri asnjë koment ndonëse skandali ‘Tahiri’ kishte shpërthyer.

Romana Vlahutin është kritikuar hapur nga opozita edhe përpara zgjedhjeve parlamentare për heshtjen ndaj mbushjes së vendit me kanabis.

Zbardhet deklarata e plotë e Donald Lu: Ju e votuat Saimir Tahirin, tani keni përgjegjësinë të zbuloni të vërtetën

Të fundit