Flash News

KRYESORE

Droga ‘made in Albania’ në Itali, Nishani kërkon shpjegime nga qeveria shqiptare

Droga ‘made in Albania’ në Itali, Nishani kërkon shpjegime

Ditën e djeshme u raportua nga mediat italiane se është kapur një sasi prej rreth 500 kg lëndë narkotike dhe mes 4 të arrestuarve ishte edhe një shqiptar.

Përmes një statusi në ‘facebook”, ish-presidenti Bujar Nishani i kërkon shpjegime qeverisë shqiptare për situatën që sipas tij sa vjen e përkeqësohet.

“Përsëri drogë pa fund në Itali nga brigjet “e kontrolluara” të Shqipërisë.

“Një sasi e madhe droge, marijuane që sapo kishte mbërritur nga Shqipëria me një vlerë rreth 600 mijë euro, u kap në brigjet e Lecce mesditën e së dielës”, informon media.

Asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare.

Krimi vazhdon punën e tij !!!!

Ai pasurohet, shqiptarët varfërohen”, shkruan Nishani.

Të fundit