Flash News

KRYESORE

Droga me vlerë 15 mln euro, dy grupet u shkatërruan nga task-forca e firmosur nga Dritan Demiraj: Çfarë më thanë kolegët italianë dhe grekë

Droga me vlerë 15 mln euro, dy grupet u shkatërruan nga task-forca e

Dy grupe kriminale janë shkatërruar së fundmi në Itali ku janë arrestuar 43 persona, midis tyre edhe 20 shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se operacioni "Shefi" u realizua falë bashkëpunimit të autoriteteve italiane dhe shqiptare në kuadër të Ekipit Hetimor të Përbashkët, i ngritur më 10 korrik të 2017-ës.

Për të mësuar më shumë rreth këtij ekipi, Politiko.al kontaktoi me ish-ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili pranoi se ky është një grup i përbashkët Shqipëri-Itali që ai e ka promovuar kur mori detyrën.

“Që në fillim të detyrës, takimin e parë e kam bërë me Ambasadorin Italian dhe qëllimi kryesor ka qenë intensifikimi i luftës kundër drogës. Gjatë dy muajve të parë qershor-korrik 2017 asnjë kile kanabis nuk kaloi në brigjet italiane dhe greke. Më pas kur ika nga detyra filluan direkt tonelatat me drogë, që tregon se policia ishte e lidhur krejtësisht me trafikantët dhe vetëm presioni politik i mbante lidhur. Kjo task-forcë këto dy muaj kishte rezultate fantastike aq sa italianët dhe grekët në takimet zyrtare me mua më thonin si ka mundesi që tani ndaloi trafiku. Nëse ish-drejtori i Përgjithshëm do kishte ndërruar shefat e komisariateve të kërkuara nga unë do të kishim rezultate spektakolare”, u shpreh Demiraj për Politiko.al.

Sipas medieve italiane, referuar burimeve nga policia, në sajë të këtij aksioni ku u angazhuan rreth 200 efektivë policie të koordinuar nga antimafia italiane, janë sekuestruar rreth 2.3 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, kokainë dhe heroinë. Vlera e drogës në treg arrinte në 15 milionë euro.

Operacioni i sotëm në Itali nuk ishte i pari sa i përket bashkëpunimit të kësaj task-force, por ka patur rezultat edhe në të kaluarën.

Të fundit