Flash News

KRYESORE

Droga në Durrës, Berisha publikon emrat e të dyshuarve që sollën kokainën; Nga vëllai i ministrit te djemtë e Spartak Brahos

Droga në Durrës, Berisha publikon emrat e të dyshuarve që

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikthyer në vëmendjen e opinionit publik sekuestrimin e 613 kg heroinë në Durrës. Në një prononcim për Faxnews, Berisha ka thënë se droga nuk u kap as nga policia dhe as nga doganat, por nga përfaqësuesi i kompanisë private amerikane Rapiskan.

Nga ana tjetër ish-kryeministri ka shtuar se në fillim dyshohej se droga i përkiste Agron Xhafës, më pas u fol për dmejtë e Spartak Brahos dhe Gazmend Demin, por sipas Berishës në të vërtëtë droga i përkiste klanit të kryeministrit Rama.

Ka patur tre dyshime. Në fillim thanë është e Agron Xhafës. Pastaj thanë se mund të kishte lidhje me djemtë e Spartak Brahos dhe klani tretë ishte Gaz Demi. E vërteta është që nuk ishte as ky as djemtë e Brahos. Gaz Demi të jesh i sigurt që jo të bëhet garant për 600 kg por as 5 kg nuk i çon kush për Gaz Demin kurrë, se nuk ka pushtetin. Pra nuk rezultonte as Gon Xhafa të cilin se kursenim po të ishte. Rezultoi klani Rama. Pse? U prish hetimi. Xhafa tha se është vepër ndërkombëtare, Rama deklaroi se s’kanë punë ndërkombëtarët. Plus që janë dhe ca lidhje bogotiane edhe të Ramës edhe të Olsit. Në rast se rikthehemi, atë ditë e kam quajtur Xibraka bis, jo se nuk e dija ku binte Xibraka, jo se nuk e dija se kishte ndodhur dy vite më parë, por se ishin i njëjti klan. Xibraka 1 ishte Olsi Rama”, theksoi Berisha.

Të fundit