Flash News

KRYESORE

Droga në dy kamionët në Kapshticë, shkon në 4 numri i të arrestuarve

Në vijim të informacionit, për goditjen e një tentative ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike në Kapshticë, policia ka vënë në pranga 4 persona: A.S, 47 vjeç; Z.H, 56 vjeç; A.M, 50 vjeç; M.S, 30 vjeç.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë u kapën 2 mjete, tip ‘kamion’. Gjatë kontrollit të imtësishëm si edhe skanimit të mjeteve, u gjet dhe sekuestrua një sasi 1074,2 kg lëndë narkotike.

Nga kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore u arrestuan drejtuesit e mjeteve dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, si të implikuar.

Të fundit