Flash News

KRYESORE

Droga në makinën e Bashkisë Roskovec, Alibeaj: Majlinda Bufi u shërben trafikantëve të drogës, njësoj si shefi i saj në Tiranë

Droga në makinën e Bashkisë Roskovec, Alibeaj: Majlinda Bufi u

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas lajmeve se në makinën e Bashkisë Roskovec, që përdorej për të transportuar kryebashkiaken e këtij qyteti, Majlinda Bufi u gjet drogë, ndërsa u procedua penalisht nipi i saj.

Përmes një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se Majlinda Bufi “u shërben disa trafikantëve të drogës, njësoj si shefi i saj në Tiranë dhe si shumë homologë në bashki të tjera të vendit”.

Reagimi i plotë:

Nën drejtimin e Edi Ramës, drogën mund ta bësh me makinën e Ministrit të Brendshëm, por mund ta bësh edhe me makinën e kryetarit të Bashkisë. Mjafton të kesh garancitë e Edi Ramës se nuk do të shkarkohesh dhe droga derdhet lumë me makinat e  shtetit.

Çfarë po bën Majlinda Bufi?

Kryebashkiakja ilegjitime e Bashkisë së Roskovecit akoma nuk e ka dënuar aktin e trafikut të drogës me makinën e saj nga nipi i saj. Kryebashkiakja ilegjitime e Edi Ramës nuk mohon dot atë që ka dalë në pazarin e Roskovecit me kohë. Ajo përdoret dhe u shërben disa trafikantëve të drogës, njësoj si shefi i saj në Tiranë dhe si shumë homologë në bashki të tjera të vendit.

Çfarë bën policia në këtë rast?

A e ka marrë në pyetje kryebashkiaken për trafikun e drogës nga nipi i saj me makinën e saj? Ajo që dimë deri tani, është se policia as që e ka bërë publik faktin, siç nxiton për raste të tjera, kur pushteti i Edi Ramës nuk implikohet drejtpërsëdrejti.

Çfarë bën kryeministri? A e shkarkoi ai kryebashkiaken e Roskovecit?

Pyetja është më shumë retorike. Edi Rama nuk ka shkarkuar asnjë kryebashkiak që është verifikuar me të shkuar kriminale. Ai thjesht ka heshtur që koha të mbulojë llumin me të cilin drejton vendin.

Të fundit