Flash News

KRYESORE

Droga në Qafë Thanë, oficeri i policisë informon Berishën: U përket njerëzve të ‘Don Lalës’

Droga në Qafë Thanë, oficeri i policisë informon

Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë ndonjë informacion për drogën që u kap sot [e mërkurë] në Qafë Thanë, pasi besohet se aksioni po vijon ende.

Megjithatë, ish-kryeministri Berisha përmes një reagimi në orët e vona shkruan se droga prej 1 tonësh i përket kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

“Sipas nje informacioni qe me dha nje oficer policie ne Elbasan me konfirmon qe droga ne furgon ishte mbi nje ton,dhe dyshimet e para jane se i perket njerzeve te Lales(Qazimit) prandaj edhe policia nuk po bene nje deklrate zyrtare!,gjithsesi mund ta verifikoni per me gjere kete ceshtje!”, përfundon mesazhi i qytetarit dixhital drejtuar Berishës.

Të fundit