Flash News

KRYESORE

Droga në Vilun, pendohet 1 nga të arrestuarit, rrëfen mënyrën si funksiononte grupi

Droga në Vilun, pendohet 1 nga të arrestuarit, rrëfen

Policia sekuestroi pak ditë më parë 1.5 tonë kanabis në Vilun si dhe arrestoi 7 persona. Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar të bashkëpunojë me policinë.

Emri i të penduarit nuk është bërë i ditur por mësohet se ai ka rrëfyer para hetuesve mënyrën sesi funksiononte grupi duke zbardhur në këtë mënyrë rolin e të arrestuarve të tjerë.

Sipas këtij deponimi, droga sigurohej në Vlorë, Tepelenë dhe Përmet. Të martën 7 të arrestuarit pritet të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të fundit