Flash News

KRYESORE

Droga shqiptare “arrin” deri në SHBA, gazetarit amerikan transmeton realitetin nga parcela me hashah

 

Çështja e drogës në Shqipëri dhe përfshirja e policisë me këtë aktivitet të jashtëligjshëm ka ka bërë jehonë jo vetëm në vendet e rajonit por edhe në SHBA.

Ka qënë gazetari Nate Tabak i cili ka marr pjesë në një aksion policie të anti-drogës në Krujë. Ai tregonë se efektivë të policisë kanë gjetur dhe kanë djegur një parcelë me hashash por pa e përfunduar me sukses operacionin.

Tabak ka intervistuar dhe një oficer policie i quajtur Elton, identitetin e te cilit nuk e ka dhënë të plotë. Eltoni tregon se si adolishentët e konsumojnë shumë drogën dhe tregon një rast të një mikut të tij i cili vdiq nga mbidoza.

“Adoleshentët, ata pinë shumë”, – thotë Eltoni, i cili kërkoi që emri i tij të mbetej për arsye sigurie. Ai pushon për një çast dhe fillon të më tregojë për një mik që ka pirë duhan në shkollë të mesme dhe më

Një “xhiro” drejt një shtëpie të bukur pranë fushës ku u gjet droga nuk nxori në dritë asgjë, vijon më tej në reportazhin e tij gazetari. E kësisoj, në kthim, policia përballet me një surprizë të pakëndshme.

Një grup të rinjsh, të ulur pranë një kafeneje pranë zonës ku policia shkatërroi parcelën, ndalon makinat dhe uniformat blu me të bërtitura.

Ngjarjet zhvillohen në fshatin Noje të Krujës. Njëri nga të rinjtë i thotë policëve që tashmë kanë dalë nga makinat, se me këto aksione po i shkatërrojnë.

“Ne jemi vetëm fshatarë,” – shton njëri nga djemtë e tjerë.

“Shkoni në Tepelenë, një qytet në jug, atje ku qeveria akuzohet se mbron rritësit e hashashit,” thonë njëzëri të rinjtë e fshatit.

Por pas një tensioni në rritje që dukej se do të shpërthente, gjithçka mbaron. Policia shkon nëpër makina. Djemtë e “guximshëm” sërish në kafene.

Gazetari shkruan pak fjalë për oficerin, Eltonin. Ai tregon se Eltonit nuk i intereson aspak debati që është në vëmendje të të gjithëve (Saimir Tahiri dhe Habilajt).

“Ky takim me fshatarët i la banorët të frikësuar, por Eltoni nuk iu afrua zbulimit të ‘peshkut të madh’” – e ka mbyllur reportazhin gazetari.

Reportazhi i plotë

https://www.pri.org/stories/2017-10-31/riding-along-albanias-pot-police

 

Të fundit