Flash News

KRYESORE

Drogë dhe armë në shtëpi, arrestohen tre shqiptarë në Greqi

Drogë dhe armë në shtëpi, arrestohen tre shqiptarë

Policia greke ka arrestuar 3 persona në zonën Keratsini, pasi në banesën e një çifti shqiptarësh janë gjetur dhe sekuestruar disa lloje drogash.

Raportohet se në shtëpinë e shqiptarëve, të cilët punonin për llogari të një personi të tretë janë sekuestruar 41 kg 740 gramë marijuanë, 10 kg 330 gramë hashash çokollatë, 2 kallashnikovë, 4 krehëra kallashnikovi, 542 fishekë, 3 peshore elektronike, 7 celulare dhe 1 automjet.

Të arrestuarit janë një çift shqiptarësh, përkatësisht të moshave 38 dhe 36 vjeç, dhe të dy punonin për llogari të 26-vjeçarit shqiptar , i cili është arrestuar po ashtu nga policia.

Të fundit