Flash News

KRYESORE

Drogë e tallave/ Policia vë në pranga një 25 vjeçar në një klub nate në Shkozet

Drogë e tallave/ Policia vë në pranga një 25 vjeçar

Pas një informacioni nga banorët e Shkozetit se në klubet e natës të asaj zone shpërndahej drogë, policia ka vënë në pranga një 25 vjeçar.

Bëhet fjalë për një lokal ku luhet muzikë tallave, në të cilin shitej dhe konsumohej lëndë narkotike e llojit kokainë.

25 vjeçarit E.K ishte një konsumator kokaine pasi iu gjetën edhe një kapak metalik me mbetje të kokainës e kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar.

Pronai i lokalit S.M.,  27 vjeç me banim në Durrës, do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge".

Të fundit