Flash News

KRYESORE

"Drogë, hakmarrje dhe korrupsion në Shqipëri", ç’thotë media e huaj për Edi Ramën

"Drogë, hakmarrje dhe korrupsion në Shqipëri",

Shqipëria në mediat e huaja shihet si vendi i drogës, hakmarrjes dhe korrupsionit. Këshilli Europian për marrëdhëniet e jashtme thotë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në vend që t’i përgjigjet dështimeve të qeverisë, rishtazi e ka përkeqësuar gjendjen duke folur për Shqipërinë e Madhe.

Këtë e tregon dhe Petrit Vasili i LSI-së, i cili shprehet i shqetësuar për situatën.

Statusi i Petrit Vasilit:

Shqipëria Republikë Parlamentare po shembet nga drejtimi asgjesues i parlamentit dhe nga kriminalizimi kryeministror.

Mediat europiane janë shumë të qarta, që kryeministri shkollëpak i këtij vendi me paaftësinë kriminale të tij dhe të atyre që i bëjnë fresk po e çon këtë vend në një greminë ekonomike dhe politike.

Në parlamentin e degraduar që drejtohet me një servilizëm, që nuk është parë as në fillimet e pluralizmit po realizohet vetëm qetësimi i paranojave biologjike dhe politike të kryeministrit mendjehumbur në kurriz të parlamentarizmit. Po jetojmë skandalozisht parlamentin e partisë së punës dhe Shqipëria Republikë Parlamentare po shembet nga atavizmat e së shkuarës komuniste.

Vendi po shket shumë rrezikshëm në duart dhe pushtetin e krimit dhe pergjegjësia për jetën e mijëra familjeve e bizneseve, është vetëm e një njeriu, e kryeministrit, i cili do që të ikë duke lënë zjarrin prapa.

Ja ç’thotë media, Këshilli Europian për marrëdhëniet e jashtme:

Shqipëria ka ndarje të thellë politike, ku politika dhe marrëdhëniet mes klaneve ndërthuren në një rrjet hakmarrje dhe korrupsioni. Trafikimi i drogës dhe pastrimi i parave po lulëzon në këtë vend. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në vend që ti përgjigjet këtyre dështimeve të qeverisë, rishtazi e ka përkeqësuar gjendjen duke folur për Shqipërinë e Madhe.

Të fundit