Flash News

KRYESORE

Drogë përmes ushqimit për të birin në paraburgim, arrestohet gruaja nga Vlora

Drogë përmes ushqimit për të birin në paraburgim,

Është vënë në pranga një grua nga Vlora pasi tentoi të fusë lëndë narkotike për djalin e saj, në ambientet e paraburgimit të këtij qyteti.

Sipas policisë, S. S. ka shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve. Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa.

“Menjëherë, në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë 62-vjeçarja S. S., me banim në Vlorë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim". Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Të fundit