Flash News

KRYESORE

“Drogë, videoklipe dhe famë”/ Kush janë ‘Hellbanianz’, grupi shqiptar që ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve britanike

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe ka publikuar raportin për bandat kriminale me rrezikshmëri të lartë që veprojnë në këtë shtet. Nga 4600 grupe që janë identifikuar në raport, shqiptarët renditen të tretët, pas britanikëve dhe rumunëve.

‘Hellbanianz’ është një prej grupeve shqiptare që veprojnë në lindje të Londrës, raporton ‘The Times’, dhe që veçohet nga grupet e tjera shqiptare. ‘Hellbanianz’ kontrollojnë pjesën më të madhe të trafikut të kokainës dhe drogën e fortë e përdorin më pas për të prodhuar ‘crack’.

“Ata jetojnë me një kod nderi të quajtur “besa”, një betim për të mbrojtur njëri-tjetrin me jetë”, thuhet në artikullin e medias britanike.

‘Hellbanianz’

Hellbanianz është një grup i dominuar nga shqiptarët dhe sipas raportit të policisë, merret me trafikun e drogës në lindje të kryeqytetit britanik. Ky grup ka hyrë fuqishëm edhe në tregun shqiptar, por jo me kokainë, por me videoklipe.

Pjesëtarët e tij janë tashmë të famshëm te publiku shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Europë dhe SHBA, pasi kanë publikuar disa videoklipe dhe kanë lidhje me repera të njohur.

Këngët e tyre në ‘Youtube’ kanë miliona shikime, ndërsa në videoklipe reklamohet jeta e shtrenjtë që ata bëjnë, me makina dhe aksesorë luksi. Anëtarët e Hellbanianz nuk e fshehin në tekstet e këngëve aktivitetin me të cilin merren në Londër.

Edhe në Instagram ata kënë profile ku publikojnë foto të anëtarëve.

“E enjtja e drogës”, shqiptarët mbushin mediat botërore si ‘kokat e trafikut’

Të fundit