All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

DSIK e akuzoi se ka lidhje me njerëz të krimit, KPK rikonfirmon në detyrë gjyqtarin e Apelit në Tiranë

DSIK e akuzoi se ka lidhje me njerëz të krimit, KPK rikonfirmon
All - Paragraf - 1

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmon në detyrë gjyqtarin e gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Artur Malaj.

All - Paragraf - 3

Sipas KPK, Malaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe është i përshtatshëm për të vijuar detyrën.

Dy ditë më parë, DSIK publikoi raportin mbi gjyqtarin dhe rezultoi se Malaj dyshohet se ka kontakte me persona të krimit.

Sipas DSIK, ish-gjyqtari i Gjykatës së Vlorës ka bërë deklarim të saktë pasurie, por është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi dyshohet si i përfshirë në akte korruptive, duke favorizuar palë në proces në këmbim të parave dhe favoreve.

Megjithatë, KPK duket se nuk e ka marrë në konsideratë këtë raport dhe sot i dha dritën jeshile për të vijuar detyrën.

Artur Malaj është gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit prej korrikut të vitit 2013. Ai u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohej në këtë proces nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.

Të fundit