Flash News

KRYESORE

Dua Lipa arrin një tjetër sukses, e para artiste femër në 10-shën më të mirë në botë

Nëse të gjithë janë duke u ankuar se si u është shkatërruar biznesi apo se sa keq do ndikojë pandemia globale e koronavirusit, për Dua Lipën po ndodh komplet e kundërta. Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria, është duke shijuar sukses pas suksesi dhe këto dy muajt e fundit e kanë bërë këngëtaren të thyejë rekord pas rekordi dhe të jetë një nga artistet më të mira në botë.

Albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm që i ka ofruar këngëtares shqiptares dyfishin e pasurisë.

Së fundmi ajo ka arritur të renditet e para në “Spotify”, duke lënë pas emra shumë të njohur nga e gjithë bota.

Dua kryeson listën me top-10 artistet më të dëgjuara, ndërsa lë pas Billie Eilish, Taylor Sëift, Ariana Grande, e shumë të tjera.

 

Të fundit