Flash News

KRYESORE

Dua Lipa arrin një tjetër sukses, ndër 25 femrat më me ndikim në botë

Dua Lipa arrin një tjetër sukses, ndër 25 femrat më me
Talenti, zëri dhe stili i saj i veçantë e kanë bërë 22-vjeçaren Dua Lipa të jetë e suksesshme ndërkombëtarisht. Dua Lipa tashmë është një nga femrat më të ndjekura në botë dhe ndikuese me muzikën që bën si dhe stilin e veçantë. Përveç rritjeve në karrierë ajo është bërë pjesë e renditjes së fundit nga ‘Vouge’ në grupin e 25 femrave më me ndikim në botë. “12 muajt e kaluar e kanë qenë një ndryshim i madh për këngëtaren 22-vjeçare një ndryshim i madh, nga një zë pak i njohur ajo u shndërrua në një yll që i mbush stadiumet. Dua Lipa ishte artistja më e preferuar femër në Britani vitin e kaluar. Lipa bëri historinë e britanikëve në shkurt, kur ajo u bë gruaja e parë që mori pesë nominime në një natë. Ajo është gjithashtu një përcaktuese e kulturës. Hiti i saj “New Rules “, himni i fuqizimit të gruas, paraqiti një plan për jetën seksuale moderne dhe deri më sot ka pasur më shumë se një miliard klikime në YouTube”,-shkruhet në artikullin e ‘Vogue’.

Të fundit