Flash News

KRYESORE

Dua Lipa bind Calvin Harris të vijë në Prishtinë, Dj i famshëm tre ditë në "Sunny Hill Festival"

Pas këtij lajmi, jemi të sigurte që shumë fansa të Calvin Harris do të udhëtojnë drejt Prishtinës për ta ndjekur në tre ditët e festivalit "Sunny Hill Festival". Lajmin e madh e ka dhënë vetë Dua Lipa, e cila përmes një video ka gëzuar pafund fansat shqiptarë të Dj-t. “Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj  se Calvin Harris do të vijë në Prishtinë për Sunny Hill Festival në datat 2,3 dhe 4 gusht. Jam mirënjohëse për të gjithë miqtë që do të vijnë në Kosovë, duke e bërë këtë gjë të mundur, duke na mbështetur ne dhe rininë e Kosovës për një të ardhme më të ndritur!” - shkruan Dua krahas videos që ka postuar në Instagram.
Calvin Harris dhe Dua Lipa kanë bashkë dhe një këngë, "One Kiss", e cila është një ndër këngët më të dëgjuara në gjithë botën dhe ka marrë shumë çmime po ashtu.

Të fundit