Flash News

KRYESORE

“Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin me njëra-tjetrën”, media britanike jep arsyen

“Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin me njëra-tjetrën”, media

Edhe pse është diskutuar shpesh se dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, nuk i kanë marrëdhëniet e mira me njëra-tjetrën, asnjëherë nuk është bërë e ditur se cila është arsyeja që dy artistet me famë botërore nuk flasin.

Sipas informacioneve të “The Sun”, arsye për këtë është bërë motra e Ritës, Elena Ora.

Në  artikull shkruhet se kur në fillimet e saj Dua Lipa ishte duke u përpjekur për të hyrë në industrinë e muzikës, motra e Rita Orës Elena, e cila punon për një kompani muzikore, e anashkaloi duke mos e ndihmuar, pasi mendonte se Dua do i merrte fronin së motrës.

“The Sun” shkruan gjithashtu se jo vetëm vajzat, por edhe familjet e tyre nuk flasin prej vitesh edhe pse njihen dhe vijnë nga i njëjti vend i origjinës.

Të fundit