Flash News

KRYESORE

Dua Lipa: Dita e Flamurit na gjen mes dhimbjes, ta ndihmojmë Shqipërinë

Dua Lipa: Dita e Flamurit na gjen mes dhimbjes, ta ndihmojmë

Dua Lipa nga Australia ku po zhvillon një turne ka shkruar për momentin vështirë që Shqipëria po kalon dhe për festën e Flamurit, që e gjeti kombin shqiptar mes dhimbjes për jetët e humbura.

Në një postim në Instagram, këngëtarja shqiptare tregon se ajo bashkë me familjen tashmë kanë vendosu të ndihmojnë Shqipërinë, por gjithashtu donacionit të tyre do t’i shtohet edhe të gjitha të ardhurat që do të vinë nga shitja e produkteve të kompanisë së saj, “Bond.nyc”.

Ajo u ka kërkuar fansave të luten për Shqipërinë e të bashkohen në këtë nismë, për të ndihmuar familjet e prekura.

Postimi i Dua Lipës

Ky 28 Nëntor, Dita e Flamurit tonë Kombëtar, na gjen në mes të dhimbjes për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenarë për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë për këtë tragjedi .

Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre.

Çdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më.

Përveç donacioneve personale të mija dhe familjes sime, unë do të bashkohem me miqtë e mi Kushtrimin dhe Arbenin nga @bond.nyc për të krijuar produkte të kompanisë së tyre, të cilat do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë.

Ne kemi dëshmuar se jemi të fortë dhe në momentet si kjo ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave, të gjithë bashkë.

Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose bëni çfarë keni mundëso. Gjithmonë është momenti i duhur. 🇦🇱❤️”.

Të fundit